Megatek, qendra e dhuratave këtë fundvit

Megatek, qendra e dhuratave këtë fundvit

14:10, 25/12/2020
A+ Aa A-

Atmosferës magjike të festave të fundvitit dhe normalitetit të ri të pandemisë, këtë dhjetor iu shtua një detaj shkëlqyes nga Megatek.

Që prej 1 Dhjetor 2020, përmes platformës Shkruaji Babagjyshit Online, Megatek ka ndërmarrë iniciativën gjigante për të qenë pranë fëmijëve të vegjël në këtë kohë të vështirë.

Distancimi fizik i kërkuar gjatë gjithë vitit, nuk e pengoi Babagjyshin e shumëpritur të qëndronte larg fëmijëve. Në ndihmë të misionit të tij në shpërndarjen e dhuratave, u bashkua superekipi i Blerjeve Online në Megatek.

Struktura u vu në dispozicion të Babagjyshit dhe Elfëve të tij duke krijuar mundësinë që dhjetëra mijëra fëmijë nga çdo cep i Shqipërisë ti shkruajnë Babagjyshit për një dhuratë.

Një nga departamentet më të organizuara në Shqipëri në E-commerce u përkushtua që përmes internetit të mblidhte mijëra kërkesa dhe të shpërndante mijëra dhurata.

Image

Që prej ditës së parë janë shpërndarë nga Babagjyshi Online i Megatek dhjetra mijëra dhurata duke sjellë gëzim në çdo familje.

Gëzimi i shumë fëmijëve në takimin me Babagjyshin pasqyrohet çdo pasdite tek Rudina në TV Klan në një hapësirë të dedikuar.

Puna e Babagjyshit Online dhe Elfëve postarë do të vazhdojë deri në 31 Dhjetor. Ata ende marrin kërkesa nga fëmijët deri ne 7 vjeç në adresën www.megateksa.com.

Këtë muaj mijëra familje në Shqipëri u larguan pak çaste nga vështirësitë që solli pandemia duke hyrë në botën magjepsëse të Babagjyshit dhe dhuratave të tij mundësuar nga bujaria e çmuar e MEGATEK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco