Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Qeveria Rama merr edhe 180 milion euro borxh për pandeminë!

Qeveria Rama merr edhe 180 milion euro borxh për pandeminë!

13:46, 14/12/2020
A+ Aa A-

Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Evropian një hua prej 180 milionë eurosh për të përballuar efektet e Pandemisë në Ekonomi.

Termat e Marrëveshjes janë miratuar këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Ka qenë Zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemali, e cila shpjegoi se bëhet fjalë për një kredi të butë me normë interesi prej 0.5% e cila do të përdoret për të financuar deficitin buxhetor.

Kredi do të lëvrohet në dy transhe nga 90 milionë euro, i dyti pasi Shqipëria të ketë plotësuar kushtet për asociim në Bashkimin Evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco