‘103 mln euro për ringritjen e ekonomisë pas pandemisë’/ KE miraton paketën e re për Shqipërinë

‘103 mln euro për ringritjen e ekonomisë pas pandemisë’/ KE miraton paketën e re për Shqipërinë

16:23, 12/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Komisioni Europian ka miratuar paketën mbështetëse për Shqipërinë, për ringritjen e ekonomisë, pas dëmeve nga pandemia e COVID-19.

Lajmin e ka përcjellë ambasadori Luigi Soreca, i cili ka bërë të ditur se Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 103.3 milionë euro, duke shtuar se me këtë paketë do përballojë sfidat ekonomike dhe shoqërore aktuale dhe të ardhshmet.

Ndërkohë, komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi deklaroi se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë.

“Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë. Përballë krizës COVID-19, ne kemi bërë rregullime të fondeve ekzistuese për të ndihmuar Shqipërinë që t’i rezistojë sfidave aktuale sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë, fondet e BE synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj Evropiane”.

Ky program përfshin veprime për të forcuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përmirësuar kapacitetin e Prokurorit Special për Antikorrupsionin, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ndër të tjera bëhet e ditur se financimet janë dhënë gjithashtu për zhvillimin e një tregu dinamik të tokës në Shqipëri, përmes krijimit të një kornize të qartë të të drejtave të pronës. Paketa gjithashtu vazhdon të mbështesë përmirësimin e kapacitetit të sektorit publik për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Programi do të funksionojë si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

BE do të vazhdojë të mbështesë pjesëmarrjen e vendit tonë në programet si Erasmus + dhe Horizon2020. Paketa aktuale plotëson masat e tjera të lidhura me COVID-19 të vendosura për Shqipërinë nga BE, duke zgjeruar mbështetjen për bizneset dhe ekonominë e përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 12/11/2020 17:27

Soreca e paska dhene lajmin e po mire se shkojne i ndajne ne Surrel keto Eurot qe na ndimon BE.

Shto koment

Denonco