Zhbllokohet situata/ Miratohet Fondi i Rimëkëmbjes kundër pandemisë COVID-19

Zhbllokohet situata/ Miratohet Fondi i Rimëkëmbjes kundër pandemisë COVID-19

17:06, 10/11/2020
A+ Aa A-

Detajet e marrëveshjes mbi buxhetin afatgjatë të BE-së për periudhën 2021-2027, kanë arritur të finalizohen mes Parlamenti Europian dhe Këshilli Evropian, një zhvillim i cili konsiderohej si një kusht i domosdoshëm për aktivizimin e Fondit të Rimëkëmbjes.

“Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje politike mbi buxhetin e BE dhe Fondin e Rimëkëmbjes” shkroi në Twitter përfaqësuesi i presidencës gjermane në Këshillin Evropian.

Ai sqaroi, megjithatë, se përfundimi i procedurave përkatëse kërkon miratimin zyrtar të marrëveshjes. Arritja e një marrëveshjeje mbi buxhetin afatgjatë të BE-së u konsiderua si një kusht i domosdoshëm për aktivizimin e Fondit të Rimëkëmbjes, i cili ka të bëjë me mbështetjen e vendeve anëtare kundër koronavirusit.

Sipas planifikimit fillestar, shumat e para të Fondit të Rimëkëmbjes do të shpërndaheshin në tremujorin e parë të 2021. Sidoqoftë, bazuar në vonesat e vërejtura, ky afat tani është shtyrë për në tremujorin e dytë apo edhe të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco