Rritja ekonomike/ Gazetari: Kinës i duhet çuar fatura e dëmit

Rritja ekonomike/ Gazetari: Kinës i duhet çuar fatura e dëmit

09:56, 19/10/2020
A+ Aa A-

Lajmi se ekonomia kineze ka njohur një rritje prej 4.9 përqind, ka dominuar axhendën e raportimeve në mediat më të mëdha botërore. Teksa bota është zhytur në krizë dhe recesion, Kina jo vetëm nuk ka probleme me virusin, por ekonomia e saj po njeh rritje.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se Kinës i duhet çuar fatura e dëmit ekonomik.

“Pasi zhyti gjithë botën në terror dhe mizerje ekonomike, Kina në tremujorin e tretë raportoi rritje ekonomike 5 përqind. Dmth i dhanë botes virusin. Tani i shesin maska dhe tamponë.

Kina ka vetëm 3 vdekje për 1 milionë banorë nga virusi, mesatarja e botes është 145 vdekje për milionë, ndërkohë që në disa vende ka shkuar afër 1 për mije. Praktikisht Kina i është rikthyer jetës normale me ekonomi të hapur, ndërsa bota po heq picirin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tani nëse Trump do të bëhet më të vërtetë i dobishëm për botën, duhet të udhëheqë një koalicion të gjerë mbarëbotëror me Britaninë, Gjermaninë, Francën, Italinë etj për t’i çuar faturën e dëmit Kinës.

Kjo bëhet e gjitha ligjore, siç ia bënë Gjermanisë. Diku me mosnjohje borxhi, diku me shtetëzime investimesh,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco