‘30 mijë lekë në muaj’/ Qeveria miraton vendimin për rritje ne pages minimale

‘30 mijë lekë në muaj’/ Qeveria miraton vendimin për rritje ne pages minimale

16:56, 16/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Këshilli Kombëtar i Punës nën drejtimin e ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale në vlerën e 30 mijë lekë.

“Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM  nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur  me  15.4 %,  tha Ministrja , duke shtuar, se me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor”, ka thënë Denaj.

Gjatë takimit diskutimet u përqendruan në informimin nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi masat e marra nga Qeveria për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së shkaktuar nga pandemia Covid – 19, informimin  nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi masat e marra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe  informim nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për masat e marra për të siguruar distancimin fizik mes nxënësve për vitin e ri shkollor.

Ministrja Denaj  gjatë kësaj mbledhjeje i kushtoi vëmendje  zbatimit të legjislacionit  të punës,  veçanërisht për kohën e punës dhe pushimit.

Lidhur më këtë një prezantim të detajuar  për anëtarët e KKP-së, dha Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco