Guvernatori Sejko: Papunësia është rritur, tkurrja e ekonomisë parashikohet 7.6%

Guvernatori Sejko: Papunësia është rritur, tkurrja e ekonomisë parashikohet 7.6%

16:51, 07/10/2020
A+ Aa A-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur se në Shqipëri, për shkak të pandemisë së koronavirusit, papunësia është rritur, gjendja e sektorit privat është përkeqësuar dhe ekonomia është tkurrur.

Një deklaratë të tillë, Sejko e bëri të mërkurën gjatë konferencës për mediat, ndërsa theksoi se rënia ekonomike ka vijuar.

Pandemia është sfida më serioze në dekadat e fundit, papunësia e rritur, gjendja e sektorit privat është përkeqësuar. Perspektiva e rikuperimit mbetet e pasigurtë, inflacioni 3 %, aktiviteti ekonomik rënie në 10.2 % në tremujorin e dytë. Papunësia u rrit në 11.3%. Rënia ekonomike ka vijuar”.

Sipas guvernatorit Gent Sejko parashikimi për tkurrjen ekonomike në vendin tonë është 7.6%, ndërsa përmirësimi i situatës ekonomike pritet vitin e ardhshëm.

Tkurrja ekonomike, BB e BERZH kanë parashkuar një rënie, e cila është në linjë me parashikimet tona. Parashikimi i deritanishëm është deri në 7%, por ndryshojnë javë pas jave, sepse ekonomia është dinamike dhe ne parashikojmë që ekonomia do rithehet ringritjes vitin e ardhshëm. Nëse nuk përkeqësohet situata nga Covid. Presim që këto dy tre muaj të kemi përmirësim të situatës ekonomike”.

Në konferencën për mediat pas mbledhjes së këshillit mbikëqyrës të BSH-së, Sejko theksoi se borxhi është instrumenti bazë për kapërcimin e krizës ekonomike nga pandemia.

Borxhi është një e keqe e domosdoshgme të gjitha vendet e prekura nga kriza e pandemisë e kanë rritur borxhin e jashtëm dhe të brendshëm. Parametrat e borxhit janë toleruar për të kapërcyer, si instrument bazë për kapërcimin e krizës”.

Guvernatori i BSH-së thekson se për të kapërcyer krizën duhet të vazhdojmë me politikat fiskale, për të ulur nivelin e borxhit dhe defiçitin buxhetor.

Sa i takon blerjes së eurove, Sejko rendit dy arsyet që BSH ka blerë euro para pandemisë për të ruajtur rezervat dhe se mbiçmimi i kursit të këmbimit ndikonte negativisht në nivelin e inflacionit, por situata ka ndryshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco