Hekurudhat, Maqedonia e Veriut kërkon investitor, Shqipëria ngec në vend

Hekurudhat, Maqedonia e Veriut kërkon investitor, Shqipëria ngec në vend

07:26, 30/09/2020
A+ Aa A-

Pak vite më parë sektori i hekurudhave iu nënshtrua ndryshimeve drastike në kuadrin ligjor por avancimi konkret me efekte në terren duket se ka mbetur në vend.

Projekti që u duk se do të merrte edhe zhvillimin më të shpejtë e do të gjente zbatim ishte ai për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe me një degëzim Tiranë-Rinas por kur punimet në fillim të vitit priteshin në qershor, pandemia duket se ndryshoi panoramën.

Por hekurudha shqiptare është shumë më shumë sesa ajo në Tiranë-Durrës por pjesa më e madhe e saj është e amortiozuar ndërkohë që ka plane për ndërhyrje në disa linja.

Por teksa ne mbetemi ende tek shkresat, në njërën nga linjat që lidhemi me Maqedoninë e Veriut procesi ka avancuar në vendin fqinjë, që po kërkon financim prej 426 milionë euro për të ndërhyrë në linjën Kërçovë deri në kufirin me Shqipërinë. Sipas SeeNews lidhja hekurudhore, pjesë e korridorit 8 të transportit që kalon nga lindja-perëndimi përmes Evropës Juglindore, është planifikuar të kalojë përmes Kërçovës dhe Strugës në perëndim të Maqedonisë së Veriut në fshatin Lin në Shqipërinë Juglindore.

Në vitin 2018, kompania publike e Transportit Hekurudhor të Maqedonisë së Veriut tha se seksioni hekurudhor pritej të ishte plotësisht funksional deri në 2023.

Në Shqipëri kjo linjë lidhet me hekurudhën Durrës – Rrogozhinë – Pogradec – Lin – Maqedoni, (Pan European Corridor VIII) pjesë e rrjetit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe po punohet për ta kualifikuar si rrjet bazë deri në vitin 2023, me perspektivën për një zgjatim indikativ të Korridorit Orient/East Med TEN-T Corridor. Sipas deklaratave nga përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare në fillim të këtij viti aktualisht ka përfunduar studimi i fizibilitetit për rindërtimin e këtij korridori rrugor si dhe për dizajn paraprak të rrugës Durrës – Rrogozhinë. Më pas do të aplikohet te ËBIF për një grant prej 50% të investimit (64 milionë euro).

Ky projekt ka dalë me rezultate të mira sa i përket trafikut të pasagjerëve, por problem në këtë projekt është pjesa e Maqedonisë, e cila është tepër e shtrenjtë, në rreth 600 milionë euro si dhe gjetja e një gjuhe të përbashkët për pikën e daljes nga Shqipëria, që fillimisht ishte planifikuar në Lin, por ka pasur shqetësime për ndikimin në mjedis. Përmes një granti prej 1.7 milionë eurosh nga Banka Europiane e Investimeve (EIB) po hartohet dizajni paraprak dhe i detajuar i rindërtimit të hekurudhës Rrogozhinë – Pogradec. Më pas do të aplikohet për një grant për 50% të investimit (300 milionë euro).

Po kryhet një studim parafizibiliteti për lidhjen hekurudhore Shqipëri – (Kapshticë/Kristalopigi) – Greqi në kuadër të programit INTERREG CBC Shqipëri-Greqi. Projekti do të përfundojë në fillim të vitit 2021 dhe më pas do të aplikohet për studimin e fizibilitetit dhe dizajnit të detajuar. Me leverdi shihet sidomos lidhja hekurudhore me Greqinë, e cila nëse realizohet, mund të nisen çdo ditë dy trena pasagjerësh, duke mundësuar dhe lidhjen me gjithë Europën./MONITOR


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco