Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

100 mln euro/ Shqipëria paditet në arbitrazh për një tjetër koncesion

100 mln euro/ Shqipëria paditet në arbitrazh për një tjetër koncesion

20:00, 25/09/2020
A+ Aa A-

Kompania Kurum ka paditur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar, duke kërkuar një dëmshpërblim me vlerë të raportuar prej 100 milionë euro për prishjen e kontratës së terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në  portin e Durrësit, kanë bërë një padi në arbitrazh pas prishjes së kontratës nga një gjykatë shqiptare dhe sekuestrimin e terminalit nga përmbaruesit.

Çështja kundër Shqipërisë është regjistruar në 23 shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjes së Investimeve, ICSID, në Uashington.

Padia kundër Shqipërisë është regjistruar nga kompanitë e regjistruara në Shqipëri Durres Kurum Shipping shpk, Durres Container Terminal Sha, Metal Commodities Foreign Trade Corp e regjistruar në SHBA dhe Altberg Developments LP në Britani – të cilat janë investitorët në koncesionin e terminalit të kontejnerëve.

Sipas një artikulli në Global Arbitration Review – një revistë e specializuar për çështjet e arbitrazhit, Kurum dhe investitorët e tjerë kërkojnë një dëmshpërblim nga shteti shqiptar të barabartë me 100 milionë euro.

Anulimi i kontratës së koncesioni është ekzekutuar disa muaj më parë, pas një beteje të gjatë ligjore për prishjen e kontratës së partneritet publik private midis kompanisë turke dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./BIRN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tualet Palla25/09/2020 22:50

Ka rënë dakort paraprakisht Edvini me turqit e Kurumit . Mori nje dore nga ai qe mori kontejeret, doren e dyte ( 50 milione) I mer nga goatfuckersat e Kurumit. Spektatore dele blini bileta per vjedhjen NEXT ! Ne rolet kryesore rilindaret pabythsa.

Shqiptari25/09/2020 21:07

NE VITIN 2013, E KISHA PARASHIKUAR DHE E KISHA PARALAJMERUAR TEK TE GJITHE MIQTE DHE TE GJITHE TE NJOHURIT E MI, MADJE EDHE TEK DISA EKSPONENTE TE NJOHUR TE POLITIKES DHE TE QEVERISE SE ASAJ KOHE: NESE EDVIN KRISTAQ RAMA FITON DHE MERR PUSHTETIN, PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET, ATE DITE QE AI DO TE ULET NE KOLLTUKUN E KRYEMINISTRIT, DO TE FILLOJNE DITET E ZEZA. CDO DITE DO TE JETE ME E ZEZE SE E MEPARSHMJA! DHE JA KU JEMI SOT! NUK KA NEVOJE QE T'I NUMEROJE TE ZEZAT, SEPSE JANE TE PANUMERUESHME DHE NJERA ME E ZEZE SE TJETRA, POR NUK MUND TE GJEJE DOT ASNJE DITE GRI! NESE JETONI NE SHQIPERI, NUK KA NEVOJE T'JUA U THEM UNE SEPSE PO I HIQNI VETE MBI KURRIZ. POR E KAM ME ATA QE NUK JETOJNE NE SHQIPERI DHE E KUJTOJNE SE SHQIPERIA ESHTE VETEM SHESHI SKENDERBEJ. NESE, LARG QOFTE PERMBYSET BOTA, DHE EDVIN KRISTAQ RAMA E MBAN PERSERI PUSHTETIN, ATEHERE SHQIPERIA MERR FUND PERFUNDIMISHT SI SHTET DHE ATA PAK SHQIPTARE QE DO TE MBETEN KETU, DO TE ZVARRITEN RRUGEVE PA BREKE NE BYTHE E PA BUKE!!! MA BESONI KETE QE PO JU THEM SEPSE JETOJ NE SHQIPERI DHE JU DUA SHUME, SEPSE E DUA SHUME SHQIPERINE!! KUJDES KUR TE VOTONI O JU KOKETRASHE, O JU IDIOTE DHE JU O ANALFABETE QE GENJEHENI ME NJE THES ME MIELL, ME 5 KG SHEQER, 5 KILE ORIZ E MAKARONA DHE 5 LITRA VAJ! MOS NA MERRNI NE QAFE SIC NA KENI MARRE KETO 25 VJET!!! FATKEQESISHT NE VOTIMET E MEPARSHME KENI QENE SHUME O IDIOTE DHE NA KENI MUNDUR!!! KUJDES ME VOTEN TUAJ! MOS E SHISNI NDERIN, DINJITETIN DHE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TUAJ PER PASURIMIN E MASKARENJVE DHE KRIMINELEVE! BANDEN KRIMINALE RILINDJA E PRET VETEM BURGU I PERJETSHEM!

Daj Jaku25/09/2020 20:46

100 milion euro për ti ja dhënë koncesionin Ter Nar Kokës, kontrabandistët e Durrësit dënuar me burg.

Shto koment

Denonco