VOA: 8 nga 10 bizneset e drejtuara nga gratë u dëmtuan rëndë

VOA: 8 nga 10 bizneset e drejtuara nga gratë u dëmtuan rëndë

19:43, 25/09/2020

Në Shqipëri, dy tërmetet e vjeshtës së kaluar dhe pandemia Covid-19 kanë dëmtuar ndjeshëm edhe sipërmarrjet e drejtuara nga gratë.

Sipas njĂ« studimi tĂ« shoqatĂ«s “Together for Life”, tĂ«rmetet dhe pandemia ndikuan negativisht nĂ« 80 pĂ«r qind tĂ« bizneseve tĂ« administruara nga zonjat.

Ato u detyruan të reduktojnë punëtorët dhe prodhimin, apo edhe të mbyllen përkohësisht.

Studimi “Klima e biznesit dhe ndikimi te gratĂ« sipĂ«rmarrĂ«se pas dy tĂ«rmeteve dhe pandemisĂ«â€ bazohet nĂ« intervistat me 200 gra biznesmene nĂ« TiranĂ«, DurrĂ«s dhe LezhĂ«, tĂ« cilat janĂ« 3 zonat mĂ« shumĂ« tĂ« goditura nga tĂ«rmeti, si dhe 3 qarqet ku janĂ« pĂ«rqĂ«ndruar sipĂ«rmarrjet e drejtuara nga zonjat, afro gjysma e tĂ« cilat gjenden nĂ« kryeqytet.

Sipas studimit, më shumë se 8 nga 10 ndërmarrje të drejtuara nga zonjat u ndikuan negativisht nga dy tërmetet dhe nga Covidi. Më shumë janë dëmtuar bizneset e zonjave në Durrës dhe Lezhë.

Një pjesë e madhe këtyre bizneseve pësuan ulje të fitimeve dhe xhiros, ndërsa 1 në 3 ndërmarrje pezulluan përkohësisht veprimtarinë, thotë Alma Lahe, një nga bashkautoret e studimit.

Studimi nxori se një në 4 biznese të drejtuara nga zonjat pësuan dëmtime materiale në fabrika, dyqane, zyra e magazine.

Një në 5 ndërmarrje kanë ulur numrin e punonjësve paralelisht me vëllimin e prodhimit.

Gjatë fazës së parë të pandemisë mars-qershor gjysma e ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë bllokuan plotësisht veprimtarinë ose e pezulluan atë.

Gjysma e këtyre sipërmarrjeve pësuan ulje të fitimeve dhe të xhiros. Një në tre prej tyre hasën vështirësi për të shyer detyrimet ndaj shtetit dhe palëve të treta, ndërsa 3 nga 10 shtuan shpenzimet për të plotësuar kushtet higjeno-sanitare dhe dezinfektimeve.

Gratë sipërmarrëse kërkuan një vëmendje më të madhe nga shteti për ndërmarrjet e tyre të vogla e të reja, si dhe ndaj biznesve më të mëdha me shumë punëtorë.

Shumica e tyre kërkojnë lehtësimin e barrës fiskale, ose reduktimin e TVSH-së dhe taksave qendrore e vendore, të paktën për 6-12 muaj.

Nga intervistat doli se 4 në 10 gra sipërmarrëse kërkojnë reduktimin e kontributeve shoqërore e shëndetësore për punonjësit, lehtësime për qeranë dhe kredi të buta, si dhe grante e subvensione.

Pjesa më e madhe e barrës së krijuar nga pandemia u shkarkua mbi punonjësit. Një në 5 ndërmarrje shkurtuan punonjësit ose ulën pagat e tyre.

Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga miratimi i paketës së plotë fiskale e qeverisë për të ndihmuar popullatën dhe biznesin e dëmtuar nga tërmeti, vetëm një në 5 ndërmarrje pohuan se kanë marrë mbështetje nga qeveria qendrore apo vendore.

Pjesa më e madhe e tyre pohuan se nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje, edhe pse u ndikuan fort nga tërmeti.

Ndërsa gjatë pandemisë një në 3 gra sipërmarrëse pohoi se nuk ka marë asnjë mbështetje, megjithë pasojat e rënda nga pandemia Covid.

Një në 5 biznese pohuan se kanë marrë ndihmën prej 400 dollarësh për periudhën 3-mujore prill-qershor, ndërsa 1 në 7 biznese pohoi se ka marrë pagën e luftës prej 250 dollarësh.

Gjysma e këtyre bizneseve parashikojnë ulje të xhiros dhe fitimeve për periudhën e pandemisë maj-tetor, një në 4 prej tyre pritet të ulë vëllimin e prodhimit dhe parashikon të hasë vështirësi në furnizimin me lëndë të para.

PĂ«r kĂ«tĂ« shkak, 1 nĂ« 4 gra sipĂ«rmarrĂ«se pohojnĂ« se do tĂ« vijojnĂ« tĂ« paguajnĂ« punonjĂ«sit me paga tĂ« reduktuara, dhe 1 nĂ« 5 se do tĂ« shkurtojnĂ« punĂ«torĂ«t. 3 nĂ« 10 biznese pohuan se do t’I drejtohen huamarrjes, disa nĂ« banka dhe disa nĂ« borxhe tek individĂ« tĂ« besueshĂ«m.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco