Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

16:09, 21/09/2020
A+ Aa A-

Credins Bank, si një bankë shqiptare dhe një nga më të mëdhatë në vend, ka në objektivat e veta strategjike kontributin e vazhdueshëm që duhet të japë për zhvillimin e ekonomisë vendase. Janë pikërisht bizneset e vogla, ato që kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Ndaj, Credins Bank ka lançuar ‘Paketën e biznesit’, një paketë dedikuar çdo biznesi të vogël e të mesëm që operon në Shqipëri.

Kjo paketë ka per qëllim ti vijë në ndihmë çdo biznesi anë e mbanë vendit, për të gjetur një ‘One stop shop’, për çdo shërbim bankar për të cilin kanë nevojë.

Sot, banka konsiderohet një partner i ngushtë i biznesit, duke ofruar një portofol të larmishëm produktesh dhe shërbimesh bankare, të cilat nësë i gjeni në një bankë të vetme, ju kursejnë kohë dhe para dhe ju ndihmojnë për të menaxhuar më mirë financat tuaja dhe mbajtur ato në kontroll.

Paketa e lancuar nga Credins Bank përmbledh disa prej shërbimeve kryesore bankare të cilat janë bazike dhe të domosdoshme për aktivitetin ditor financiar apo tregtar të çdo biznesi:

  • Llogari Rrjedhëse: e domosdoshme për çdo biznes, si mënyra kryesore e vendosjes së marrëdhënies me një bankë, nëpërmjet të cilës, mund të kryhen shumë shërbime pagese, transferta etj.
  • Kredia SËBASHKU: një kredi e shpejtë, për të mbështetur nevojat për shtim të inventarit ose rinovim ambienti apo blerje makineri/pajisje.
  • Credins Online: aplikacioni bankar i aksesueshëm nga çdo smartphone, tablet ose desktop, ju mundëson kryerjen e menjëhershme të shumë veprimeve bankare. Banka në dorën tuaj 24/7, ju mundëson të:

a) Kontrolloni llogaritë tuaja,

b) Kryeni pagesa faturash, madje me komisione 0 ose preferenciale,

c) Kurse këmbimi mjaft preferenciale krahasuar me degët e bankës,

d) Transferta kundrejt bankave lokale ose ndërkombëtare, me komisione 0 ose preferenciale,

  • Karta e debitit dhe e kreditit: një mjet mjaft i mirë për të reduktuar përdorimin e cash-it. Mund te pajiseni me kartën Visa ose Mastercard, në Lek ose EUR, dhe cdo pagesë me kartën e biznesit, ju njihet si shpenzim nga organet tatimore.
  • POS- instalim të pajisjes POS, i cili ndikon në rritje të shitjeve duke pranuar dhe pagesat me karta nga klientët të cilët si mjet pagese kanë kartat bankare (shqiptare apo te huaj).
  • E-commerce: instalim i POS virtual për çdo biznes që kërkon të rrisë shitjet online dhe që synon një treg më të gjerë, kombëtar ose ndërkombëtar.

Çdo biznes i vogel apo i mesëm, që ka aktivitet prodhues apo tregtar, gjen tek Credins Bank një partner, një konsulent, dhe nje shërbim të dedikuar e të shpejtë. Nëse bëheni pjesë e kësaj pakete, ne synojmë t’ju vijmë në ndihmë duke ju dhënë mundësinë për të përfituar:

  • Të mbani financat tuaja në një menaxhim të plotë, duke patur historikun e çdo shpenzimi
  • Të rrisni shitjet duke zgjeruar bazën e klienteve potencialë
  • Të reduktoni mbajtjen e cash–it pranë biznesit tuaj, duke rritur sigurinë dhe ulur kostot
  • Të krijoni një historik të mirë me bankën duke përfituar oferta mjaft të mira

Me shumë se 300,000 klientë na kanë besuar, duke ju shërbyer me profesionalizëm në secilën prej 58 degëve tona bankare.

Ejani pranë çdo dege te Bankës Credins! Ju mirëpresim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco