Tatimet, thirrje përfituesve të Paketave financiare nr.1: Saktësoni të dhënat bankare

Tatimet, thirrje përfituesve të Paketave financiare nr.1: Saktësoni të dhënat bankare

09:01, 09/09/2020
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë thirrje sot për saktësimin e të dhënave bankare nga individët përfitues të Paketave financiare nr. 1

Tatimet thanë se për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas Paketave nr.1, i bëjnë thirrje të gjithë individëve të përfshirë në listën bashkëngjitur, të cilët për shkak të plotësimit të pasaktë të të dhënave të tyre bankare, nuk kanë marrë masën e caktuar të përfitimit, që menjëherë të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut:

https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true

Plotësimi sa më parë i të dhënave sipas Formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individi përfitues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco