Serbia mësyn me eksporte Kosovën: 95 mln euro mallra nga janari

Serbia mësyn me eksporte Kosovën: 95 mln euro mallra nga janari

07:29, 20/08/2020
A+ Aa A-

Serbia po vazhdon eksportin masiv të mallrave të saj në territorin e Republikës së Kosovës. Siç është bërë e ditur nga Oda Ekonomike e Serbisë, në Kosovë, në gjashtë muajt e parë të vitit 2020 janë eksportuar gjithsej 95.4 milionë euro mallra serbe.

Vetëm gjatë muajit qershor, eksporti i mallrave serbe në Kosovë ndërkaq kapi vlerën e 23.4 milionë eurosh.

Krahasuar me para dy vjetësh kur nuk ishte taksa 100% e vendosur, Oda Ekonomike në Beograd ka thënë se është arritur të kthehet 58 % e eksportit të mallrave.

Shkaktarë kryesorë sipas akterëve ekonomik në Serbi për uljen e eksportit, është taksa e vënë para dy vitesh nga qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, e cila më pas u hoq për t’u vënë reciprociteti, vendim ky që po ashtu u pezullua nga qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ndërkaq, në gjashtë muajt e parë shteti serb importoi 8.2 milionë euro mallra.

Sipas të dhënave për muajin qershor, Serbia ishte e para nga anëtarët e CEFTA-s kur është në pyetje importi në Kosovë.

Importet nga Serbia për muajin qershor kapin një vlerë prej 18 milionë eurove, duke e tejkaluar kështu edhe Shqipërinë, me 17.6 milionë euro.

Importet nga Maqedonia ishin në vlerë 18.2 milionë euro, kurse ato nga Bosnja 3.7 milionë euro.

Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur më shumë tregti gjatë muajit korrik, ishin Çekia, Serbia dhe Rumania. Ndërsa ka ulur tregtinë me Italinë Kosovën dhe Spanjën

Më 6 qershor te këtij viti, Qeveria e Kosovës, ka hequr të gjitha masat që kanë qenë të vendosura për mallrat serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut dhe presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut.

Një të tillë është kërkuar që ta bëjë edhe Serbia, që prodhuesit kosovarë të mund të eksportojnë në tregun serb. Megjithatë, bizneset e Kosovës vazhdojnë të përballen me pengesa të ndryshme.

Zbatimi i taksës 100 për qind për një vit e gjysmë nga Qeveria e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka pasur efekte të ndryshme në aspektin politik dhe ekonomik,.

Taksa 100 për qind është vendosur nga Qeveria e Kosovës që udhëhiqej në atë botë nga Ramush Haradinaj.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo më shumë se 360 milionë euro brenda një viti.

Kurse, gjatë zbatimit të taksës, Serbia ishte pothuajse eksportuesja më sasinë më të vogël të produkteve në Kosovë./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco