Shëndetësi falas?!! Shqiptarët përballojnë nga xhepi 58% të pagesave

Shëndetësi falas?!! Shqiptarët përballojnë nga xhepi 58% të pagesave

15:25, 13/08/2020
A+ Aa A-

Shtatë vjet nga premtimi për shëndetësi falas për të gjithë, shqiptarët  paguajnë nga xhepi për marrjen e këtyre shërbimeve më shumë  krahasuar me fqinjët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vlera totale e pagesave nga xhepi të qytetarëve është pothuajse sa 58% e shpenzimeve totale për shëndetësinë. Gjithashtu, Banka Botërore nënvizon se niveli i lartë i pagesave informale bën që kjo gjendje të godasë më shumë pjesën më të varfër të popullsisë.

Mbështetur në tabelat e buxhetit të qeverisë shqiptare, shpenzimet për funksione të lidhura me shëndetësinë janë sa 3.35% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke shtuar edhe buxhetin total të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, që financohet pjesërisht nga kontributet, kjo vlerë arrin në total sa 6.5% e prodhimit kombëtar të parashikuar për vitin 2020.

Ky nivel shpenzimesh vlerësohet relativisht i ulët, po të kemi parasysh se ka vende të rajonit si Serbia apo Bosnja ku shpenzimet shëndetësinë janë në kufijtë e 9%, ndërsa në disa vende të Bashkimit Europian shpenzimet reale për shëndetësinë janë në vlera dyshifrore.

Pas shpërthimit të epidemisë së Covid-19, qeveria rriti buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me 2.5 miliardë lekë në raport me atë fillestar. Në muajt e fundit, vendi ka përfituar edhe financime të konsiderueshme nga institucione ndërkombëtare dhe donator, ku më i fundit ishte financimi prej 16 milionë eurosh nga Banka Botërore. Por, sërish rritja e kapaciteteve për të përballuar më mirë situatën epidemike ka qenë e kufizuar. Numri i testimeve është larg niveleve të rekomanduara, kryerja e analizave molekulare ende bëhet vetëm në një laborator të vetëm, ndërsa hapja e spitaleve të reja ende nuk është kryer, megjithëse situata paraqitet e rënduar, sidomos në mjediset e Sanatoriumit./ SCAN

https://www.syri.net/kronike/360667/video-vajza-filmohet-teksa-jep-para-te-sanatoriumi-deshmia-cdo-infermieri-50-mije-leke-ne-dite/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari13/08/2020 16:09

PO PSE SOT E MORET VESH JU??? APO TANI U LEVERDIS SI GAZETARE?? JAM 100% I SIGURTE QE SECILI PREJ JU GAZETAREVE E KA NDJERE MBI SHPATULLAT E VETA. JA PO UA BEJ UNE LISTEN E SHPENZIMEVE DITORE MINIMALE QE KAM PAGUAR KUR KISHA BABANE NE SPITAL, PER NJE OPERACION KIRURGJIKAL KARDIAK: Dita e operacionit 1. Mjeku qe e operoi 800 Euro 2. Reanimatori i salles 50 Euro 3. Infermjeret e salles 3 x 10 Euro 4. Roja i policise private tek dera 5 Euro 5. Parkimi privat ne mjedisin e spitalit 2 Euro Shuma totale 887 Euro Ditet ne reanimacion (i ktheva eurot ne leke) 1. Parkimi privat brenda spitalit 200 Leke 2. Roja tek dera 200 leke 3. Infermjeret e salles 2x 500 Leke = 1000 Leke Shuma per 4 dite ne reanimacion: 1400 x 4 = 5600 Leke Ditet ne pavion 1. Parkimi privat brenda spitalit 200 Leke 2. Roja tek dera 200 leke 3. Infermjeret e katit sipas turneve 3x 500 Leke = 1500 Leke 4. Pastruesja 200 Leke Shuma totale per 10 dite ne pavion 2100 x 10 = 21000 Leke EKO Zemre 2x2500 leke = 5000 Leke Analiza brenda ne spital 5000 Leke Pra gjithsej, babai im pensionist me nje pension 21000 leke/muaj, qe ka 47 vite pune, me te gjitha taksat dhe siguracionet e paguara, ne spitalin e shtetit, per sherimin e tij, 1 here te vetme qe kishte nevojen e shtetit, shteti i vodhi nepermjet maskarenjve te tij plot 161600 Leke te reja, apo qe ta kuptojne shqiptaret me te vjetra 1 milion e 616 mije leke te vjetra!!! Pra mjekesia shqiptare "falas" i mori babait tim plot 8 muaj pensionin e tij mujor. Mallkuar qofshin dhe i befshin qivure per femijet, prinderit, motrat dhe vellezerit e tyre!!!! Une isha i gezuar sepse babai im u sherua dhe sot, fukara, por gezon shendet te plote!!! Pagesa qe bera, fal disa "te njohurve" te mi, mund te them se ishte minimale. Por 90% e te tjereve pagonin 2-fishin e asaj qe pagova une!!! Ky eshte nje fakt qe e dine te gjithe ne Shqiperi, jo vetem ne spitalet shteterore te Tiranes, por ne te gjitha spitalet shteterore te Shqiperise!!! Le te dali dikush dhe te me thoje, qe ja, une nuk kam paguar asgje!!! Biles edhe te gjithe politikanet apo qeveritaret qe dje ishin thjesht popull, te gjithe kane "votuar" neper spitale, qe nga parkimi, tek roja privat i deres, infermjeret, mjeket, pastruesit, e me radhe!!!

Shto koment

Denonco