Banka Qendrore Evropiane: Rimëkëmbja e ekonomisë do marri një kohë të konsiderueshme

Banka Qendrore Evropiane: Rimëkëmbja e ekonomisë do marri një kohë të konsiderueshme

17:21, 04/08/2020
A+ Aa A-

Sipas kryeekonomistit të BQE-së, Philip Lane, ekonomisë së eurozonës do t’i duhet kohë të rimëkëmbet nga tronditja e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

 “Vazhdimi i pasigurisë në lidhje me evolucionin e pandemisë po zbeh ndjesinë e biznesit”, tha ai, duke përmendur si rrjedhojë edhe rëniet reale e të pritshme të punësimit dhe të të ardhurave.

“Për më tepër, bankat pritet të shtrëngojnë standardet e kredisë për kompanitë, ndërsa skemat e kreditit shtetëror nuk përfshihen”, shtoi Lane.

Sipas tij, këta faktorë ndihmojnë për të shpjeguar se përse ekonomisë do t’i duhet një sasi e konsiderueshme kohe për t’u rimëkëmbur plotësisht nga tronditja pandemike, si edhe përse është e nevojshme mbështetja e rëndësishme e politikës fiskale dhe monetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco