Shumica dërrmuese e atyre që rikthehen nga emigrimi janë të papunë

Shumica dërrmuese e atyre që rikthehen nga emigrimi janë të papunë

13:18, 23/07/2020
A+ Aa A-

Një vrojtim i kryer nga World Vision dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike mbi shqiptarët që rikthehen nga emigrimi zbuloi se pjesa dërrmuese e tyre janë të papunë, punojnë në të zezë dhe kanë të ardhura familjare minimale.

Një anketë e kryer nga organizata World Vision dhe Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike mbi gjendjen e shqiptarëve të kthyer nga emigracioni zbuloi se dy të tretat e tyre kthehen në gjendje papunësie ndërsa një e treta i përket familjeve me të ardhura financiare të ulëta.

Studimi zbuloi gjithashtu se gjashtë në dhjetë persona të kthyer nga emigrimi dëshirojnë të emigrojnë sërish në rast se do t’u krijohen kushtet ndërsa mes atyre që gjejnë punë, një pjesë e madhe detyrohen të punojnë në të zezë, pa kontrata pune dhe pa sigurime shoqërore.

“Të dhënat tregojnë se 68.9% e të rikthyerve nga emigracioni janë të papunë, ndërsa 59% janë të pasiguruar nga punëdhënësi (ose punojnë në të zezë) dhe 36% e tyre shprehen se të ardhurat mesatare të familjeve të tyre variojnë mes 10.100 – 25.000 lekë/muaj,” bëhet e ditur në një njoftim për shtyp të World Vision.

Pas riatdhesimit, vështirësitë që hasin të rriturit, ashtu sikurse edhe fëmijët e tyre për t’u riintegruar në vendin e tyre janë të mëdha. Rreth 58% e të intervistuarve pohojnë se do të emigronin përsëri jashtë vendit, nëse do t’u jepet mundësia. Ndërkohë që sipas tyre, arsyet për të riemigruar lidhen me: papunësinë (50%), mundësi më të mira punësimi (36.8%) dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tyre (33.2%).

Vrojtimi intervistoi 190 persona të kthyer nga emigrimi në 13 bashki të Shqipërisë./BIRN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco