Në qershor `plasi peshku i huaj`, rekord importesh pavarësisht nga COVID-19

Në qershor `plasi peshku i huaj`, rekord importesh pavarësisht nga COVID-19

13:00, 20/07/2020
A+ Aa A-

Importi i peshkut dhe produkteve nënujore ka kaluar shifrën e 1 miliardë lekëve gjatë qershorit. Kjo është hera e tretë në histori që këto produkte kalojnë nivelin e 1 miliardë lekëve importe në muaj. Kështu, të dhënat e qershorit flasin për rreth 1 miliardë lekë importe, nga 776 milionë lekë të muajit paraardhës dhe 798 milionë lekë të qershorit të vitit paraardhës.

Në terma vjetorë rritja fiksohet në masën 25%. Vetëm dy muaj të tjerë në histori, që prej raportimit të të dhënave të tregtisë së jashtme të detajuara nga Instituti i Statistikave, kjo shifër ka qenë më e lartë; në korrik të 2018-ës dhe në qershor të 2017-ës, me 1.15 dhe 1.1 miliardë lekë respektivisht.

Të dhënat e Instat flasin gjithashtu për një rënie të ndjeshme të eksportit të këtyre produkteve, në masën 48% në terma vjetorë. Të dhënat përkthehen në një rritje të ndjeshme të kërkesës së brendshme për këto lloj produktesh. Rritja e kërkesës vjen pavarësisht situatës së rëndë që po kalon ekonomia vendase, konsumi dhe sidomos sektori i turizmit si pasojë e pandemisë globale./Scan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco