Një verë ndryshe me Megatek

Një verë ndryshe me Megatek

16:42, 15/07/2020
A+ Aa A-

Vera e këtij viti është ndryshe për secilin nga ne, por kjo nuk do te thotë se pushimet e këtij viti nuk do të jenë po aq të bukura dhe të paharruara sa sezonet e kaluara. Hipermarketi më i madh  në vend MEGATEK ofron këtë sezon veror një kombinim të mrekullueshëm për shijen e çdo konsumatori duke na ofruar gjithçka që nevojitet për pushimet në një bregdet të virgjër pa shezllonge dhe çadra deri në organizimin spontan të fundjavave  tuaja në bregdet, mal apo shtëpi.

Duke marrë shkas nga kjo risi e krijuar në mënyrën tonë të të jetuarit dhe vepruarit për shkak të pandemisë cov-19 vendi magjik Megatek ofron variete plot ngjyra shezlonge dhe karrige plazhi, termuse ftohës dhe aksosorë të ndryshëm plazhi të cilat janë shumë të lehta dhe komode për tu marrë me vete, duke na mundësuar ti shijojmë më së miri rrezet e diellit. Por në Megatek nuk mjaftohesh me kaq, pasi të ofrohen shumëllojshmëri çadrash me strukturë alumini dhe druri, të cilat janë të lehta për tu transportuar. Megatek mendon për secilin anëtar të familjes tuaj veçanërisht për të vegjlit, duke sjellë modele të ndryshme komardaresh, krahëza, syze dhe lojëra argëtuese me personazhet më të pëlqyer prej fëmijëve. Për profesionistët dhe aventurierët e lojrave të ujit ne sjellim brandin më të mirë botëror “Bestway”, varkat dhe aksesorët e peshkimit si dhe kanoe me jelekët e shpëtimit sepse argëtimi dhe siguria juaj janë parësore për ne.

Megatek ka menduar edhe për personat e apasionuar për zonat malore, duke i ofruar çadrat e kampingut me cilësinë dhe çmimin më konkurues në treg. Tendat e kampingut janë për dy ose pesë persona të përbëra nga materiali polyestër dhe oxford të cilët e bëjnë rezistent ndaj shiut dhe rrezeve të diellit. Gjithashtu këto tenda janë të përshtatshme për përdorim edhe në zona bregdetare.

Por në megatek nuk mbaron me kaq aventura juaj për kamping në mal, pasi kemi menduar për aksesorët të cilët do ju nevojiten si: tavolinë, karrige, çanta, termus, ene gatimi, pastrimi..etj, që e gjitha të mbetet një eksperiencë e paharrueshme.

Jemi kujdesur gjithashtu edhe për ata persona  të cilët kanë vendosur ta sjellin detin në ambientin e shtëpisë së tyre si oborr, tarracë apo veranda, vendosja e pishinave nga marka e mirënjohur botërore “Bestway” do ta kthejë shtëpinë tuaj në një mjedis të freskët  dhe argetues për ju dhe  fëmijët tuaj. Gjithashtu edhe për personat të cilët dëshirojnë ta bëjnë sa më relaksuese fundjavën e tyre në shtëpi, Megatek sjell pishinat me hidromasazh të cilat janë të çertifikuar sipas standarteve botërore.

Te gjithë ju baballarë që nuk keni patur mundësi ti tregoni fëmijëve tuaj se ju nuk jeni vetëm një prind shumë punëtor dhe i dashur por edhe një guzhinier i çmendur që tenton të prezantosh gatime tradicionale të pjekjes së mishit, peshkut dhe perimeve në zgara nga markat më të njohura Hollandeze “Vaggan”, marka Italiane “Verdelook”.  Skarat në Megatek janë të një cilësie të lartë prej materiali inoks të cilat ju garantojnë një jetëgjatësi të produktit.

Larmishmëria e skarave të BBQ në Megatek është e shumtë, pasi fillon nga ato një përdorimshe, familjare dhe deri tek ato profesionale. Gjithashtu gjeni edhe skara me gaz dhe korrent me qymyr druri të cilat ju mund ti përdorni në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Megatek mendon gjithmonë për nevojat dhe dëshirat e klientëve të saj, duke sjellë shumëllojshmëri zgjedhjesh kundrejt një cilësie të lartë dhe një çmimi konkurues në treg.

Çdo produkt që deshironi mund ta porosisni gjithashtu online në www.megateksa.com dhe përfitoni transportin falas.

Bëje mirë, bëje vetë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco