Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nis implementimi i Projektit Kassiopi, një investim në turizëm prej 120 milionë euro i NCH Capital në Korfuz

Nis implementimi i Projektit Kassiopi, një investim në turizëm prej 120 milionë euro i NCH Capital në Korfuz

19:00, 14/07/2020
A+ Aa A-

KORFUZ, Korrik 2020 – Fondi amerikan i investimeve, NCH Capital (pjesë e të cilit është dhe ABI Bank), ka marrë tashmë dritën jeshile për fillimin e implementimit të Projektit Kassiopi, një investim prej 120 milionë EUR, për ndërtimin e një resorti turistik me 5 yje në bregun lindor të ishullit të Korfuzit. 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaki, gjatë vizitës së tij në ishullin e Korfuzit këtë fundjavë, ka vlerësuar rëndësinë e këtij projekti si një projekt strategjik për turizmin, me impakt të madh në ekonominë lokale, krijimin e vendeve të reja të punës, pasurive të reja për vendin dhe zhvillimin e tokës publike me kontributin e financimeve private.

Fillimi i projektit u përshëndet dhe nga ambasadori amerikan ne Greqi, Geoffrey Pyatt, i cili vlerësoi fillimin e punimeve për këtë projekt të NCH Capital si ‘vazhdimi i një historie suksesi që biznesi amerikan po shkruan në Greqi’.

Projekti Kassiopi do të përfshijë një hotel me 5 yje me 90 dhoma dhe 76 suita, dhe deri në 40 vila të veçanta luksoze si dhe do të përfshijë një marinë për jahte. I cilësuar si ‘projekt i gjelbër’, ndërtimet do të jenë të kufizuara për të krijuar një resort miqësor për mjedisin. 

NCH Capital është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikanë me mbi 3 miliardë dollarë nën administrim. Duke filluar nga viti 1992, NCH Capital ka krijuar një eksperiencë të gjatë në Europën Lindore, Rusi, Bashkimin Europian dhe Brazil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco