Më 11 - 20 korrik 1947, kur u prezantua monedha e re LEK

Më 11 - 20 korrik 1947, kur u prezantua monedha e re LEK

10:10, 11/07/2020
A+ Aa A-

Më 7 korrik 1947 u dekretua ligji nr. 445 mbi këmbimin e monedhës, njoftoi Banka e Shqipërisë. Me një urdhëresë të veçantë, brenda 10 ditëve, në datat 11-20 korrik 1947, duhet të këmbeheshin pa kufizim, të gjitha kartëmonedhat e emetuara nga Banka e Shtetit Shqiptar me prerje 5, 20, 100 dhe 500 franga, si dhe disa monedha të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipnis, që kishin mbetur ende në qarkullim.

Banka e Shtetit Shqiptar do të emetonte monedhën e re “LEK”, duke prerë monedhat e reja me vlerë nominale ½ lekë, 1 lek, 2 lekë e 5 lekë, si dhe kartëmonedhat e reja 10 lekë, 50 lekë, 100 lekë, 500 lekë dhe 1000 lekë. E njohur si reforma e dytë monetare, kursi i këmbimit do të ishte në raport 1 frang baras me 9 lekë.

Në këtë raport u vlerësuan edhe çmimet e mallrave, shërbimet publike e private, qiratë, pagat e punës, debi-kreditë, të ardhurat e shpenzimet, tatimet e taksat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco