Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

LISTA/ Shtohen ndjeshëm fluturimet në Rinas, 28 destinacione të premten

LISTA/ Shtohen ndjeshëm fluturimet në Rinas, 28 destinacione të premten

19:11, 02/07/2020
A+ Aa A-

Ndonëse shtetasit e Shqipërisë ende nuk mund të fluturojnë lirisht në vendet e Bashkimit Europian, apo dhe shteteve të tjera, për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19, fluturimet në Rinas janë shtuar ndjeshëm.

Tirana International Airport bëri të ditur se ditën e premte janë parashikuar 28 fluturime, që është numri më i lartë që pas pandemisë. Pjesa më e madhe e destinacioneve i përkasin qyteteve italiane, ndërsa janë shtuar dhe fluturimet drejt Gjermanisë pas zgjerimit të Wizz Air. Fluturimet i kanë shtuar dhe Alba Wings dhe Blue Panorama.

Krahas fluturimeve të rregullta, për momentin ka dhe dy chartera me Bjellorusinë dhe Ukrainën, që janë me turistë që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

TIA njofton se fluturimet për ditën e premte janë si më poshtë:

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
Albawings – Tiranë – Rimini dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Pragë dhe kthim (destinacion i ri)
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Edelweiss – Tiranë – Zyrih dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
Albawings – Tiranë – Duseldorf dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Wizz Air Tiranë – Luton (Londër) dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Jonika Airline – Tiran – Kiev dhe kthim
Ukraine International – Kiev – Tiranë dhe kthim (destinacion i ri)
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian – Tiranë – Beograd dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Rome dhe kthim
Albawings – Tiranë – Hamburg dhe kthim
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Belavia – Tiranë – Minsk dhe kthim (çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Wizz Air, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, hapi në 1 korrik bazën e re në Tiranë. Linja ajrore ka bazuar tashmë avionin e parë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Së bashku me krijimin e bazës së re dhe plotësimin e dhjetë rrugëve të operuara tashmë, Wizz Air njoftoi 15 rrugë të reja në tetë vende nga Tirana, duke filluar nga korriku 2020 dhe duke sjellë totalin në 25 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Pë momentin lejohen të fluturojnë vetëm shtetasit e BE-së, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi në një vend të BE-së dhe ata me viza.

Rreth 3.3 milionë pasagjerë fluturuan nga dhe drejt Aeroportit të Rinasit në vitin 2019, duke shënuar një nivel rekord. Por, këtë vit, sipas pritshmërive të TIA-s, numri i tyre parashikohet të përgjysmohet. Për më shumë se dy muaj, fluturimet u pezulluan, përveç riatdhesimeve, si rrjedhojë e krizës së paprecedentë që shkaktoi pandemia e Covid-19./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco