Banka e Shqipërisë ia dedikon korrikut 2020, kalanë e Krujës

Banka e Shqipërisë ia dedikon korrikut 2020, kalanë e Krujës

09:11, 01/07/2020
A+ Aa A-

Gjatë historisë së emetimit të monedhave e kartëmonedhave si mjete pagese, në sipërfaqen e tyre janë vendosur figura emblematike përfaqësuese të një shteti apo kombi. Të tilla janë edhe monumentet apo urat, kështjellat, kalatë apo sitet arkeologjike, të cilat nga njëra anë synojnë ta bëjnë atë sa më familjare për vendasit, ndërsa nga ana tjetër shërbejnë për të promovuar vendin dhe vlerat e tij tek përdoruesit e huaj.

Pikërisht këtyre monumenteve historiko-kulturore që e kanë shënjuar në mënyrë të përhershme peizazhin e qyteteve tona, duke u bërë pjesë integrale e tyre, Banka e shqipërisë u ka dhënë vendin e merituar edhe në kartëmonedhat dhe monedhat tona kombëtare.

Kalendari 2020 i Bankës së Shqipërisë sjell një ndërthurje të tyre, duke ju ftuar në një rrugëtim përmes Shqipërisë, për të vizituar së bashku qytetet e pasqyruara në monedhat dhe kartëmonedhat Lek.

Faqja e kalendarit të Bankës së Shqipërisë dedikuar muajit korrik paraqet kalanë e Krujës, e cila është pasqyruar në kartëmonedhën e qarkullimit 5000 Lekë emetuar në vitin 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco