Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Borxhi publik rrezikon të shkojë 77% të PBB-së prej pandemisë

Borxhi publik rrezikon të shkojë 77% të PBB-së prej pandemisë

07:30, 24/06/2020
A+ Aa A-

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar dëme të pashembullta kudo në ekonominë globale dhe ka krijuar tendosje për sistemin financiar në shumë vende, por Shqipëria do të jetë nga më të rrezikuarat.

Borxhi publik i vendit tonë rrezikon të rritet me 11% pikë përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) analizoi Banka Botërore në një studim të fundit mbi efektet që pandemia do të ketë në treguesit makrofiskalë në vendet me të ardhura të mesme. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria futet në 15 vendet që rrezikon rritje të madhe të borxhit ndër 106 vende me të ardhura të mesme.

Borxhi publik arriti në 65.8 për qind të PBB-së në fundit të vitit 2019, por sipas analizës Bankës Botërore, pandemia do ta çojë këtë tregues më 76.8 % të PBB-së.

Vendi ynë paraqitet me borxhin më të lartë në rajon dhe shumë me tepër kufirit që FMN rekomandon për vendet në zhvillim rreth 60% të PBB-së. Nga tjetër vendi ka ezauruar tërësisht hapësirën fiskale pasi ka përqindjet më të larta të tatimeve dhe taksave në rajon. Prandaj të gjitha boshllëqet që vijnë nga mungesa e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve do të financohet me borxh.

Parashikimet kanë nisur të materializohen teksa stoku i borxhit në tremujorin e parë të vitit arriti në 66,7 për qind të PBB-së duke shënuar rritje gati me 1 pikë përqindje në raport me fundin e vitit.

Deficiti buxhetor që reflekton shpenzimet që nuk mbulohen nga të ardhurat u rrit me 6,675% në 5-mujorin e parë, duke sinjalizuar për zgjerim të pazakontë të borxhit publik, si pasojë e efekteve negative që dha bllokimi i ekonomisë prej masave për parandalimin e pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vjet në këtë periudhë, balanca buxhetore ishte me 400 milionë lekë plus, por pandemia e ka ndryshuar kryekëput situatën, për shkak se të ardhurat kanë rënë me ritme të forta nga parashikimet fillestare.

Rënia e të ardhurave e shoqëruar me shpenzime të njëjta si në vitin e kaluar, ka çuar deficitin buxhetor në janar-maj në -26 miliardë lekë. Me rishikimin e buxhetit në qershor Ministria e Financave prej të zgjerojë deficitin buxhetor në nivelin në -5 për qind të PBB-së./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco