Kriza ekonomike në Shqipëri/ Xhepa e Tomorri komentojnë në ‘Kafe Shqeto’

Kriza ekonomike në Shqipëri/ Xhepa e Tomorri komentojnë në ‘Kafe Shqeto’

13:45, 19/06/2020
A+ Aa A-

‘Thembra e Akilit në vend është ekonomia’ thoshte Bill Klinton.

Shqipëria ndodhet në vendin e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa dhe gazetari Klodian Tomorri kanë komentuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV raportin e fundit për të ardhurat, ku Shqipëria ndodhet në fund.

Shqipëria vijon të mbetet vendi më i varfër në Europë për të ardhurat dhe konsumit më të ulët për frymë sipas të dhënave nga INSTAT , për vitin 2019 shqiptarët kishin të ardhura për frymë sa 31% e mesatares evropiane më e ulëta në Europë

Në jemi sot më ulët se Bosnje-Hercegovina ajo e ka 32 %, që një vit më para ishte e njëjta me ne.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit jemi mijëra vite dritë larg, Maqedonia e Veriut e ka mesataren në nivelin 38 %, Serbia 41% dhe në kokën e grupit ndodhet Mali i Zi me 50 %

Ndërsa për konsumin individual që bën matjen e mirëqenies materiale familjare, vendi ynë mbete përsëri në vendin e fundit me 40 % të mesatares evropiane ,Bosnje-Hercegovina me 42%, Maqedonia e Veriut me 43 % , Serbia 49 % ndërsa Mali i Zi me 60 % .

I ftuar profesori dhe eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se kjo situatë vijon nga një kohë e gjatë por shqetësues është fakti se ekonomia shqiptare nuk është as në nivelin e Ballkanit.

‘Kjo situatë për ne vijon që nga koha e revolucionit industrial kur filluan matjet, fatkeqësisht Shqipëria dhe Ballkani vijon të jetë i prapambetur dhe po bën shumë pak progres për të mbyllur hendekun që i ndan me vendet e zhvilluara të Europës.

Shqipëria vijon të mbetet në nivelin më të ulët me të ardhura, ne as në nivelin e Ballkanit nuk jemi, sfida janë është të arrijmë nivelin e Ballkanit dhe pastaj të kapim mesataren evropiane. Në Shqipëri reformat janë ‘stop end go’dhe politikat ekonomike nuk kanë krijuar nxitje për të realizuar ndarje më të mire progresit dhe rritjes ekonomike duke kufizuar në mënyrë eficente tregun e punës, tha eksperti Xhepa në SYRI TV.

Duke komentuar situatën dhe problemet që Shqipëria që ka pasur ndër vite si pasojë e ndikim të regjimit komunist, gazetari Klodian Tomorri u shpreh se këto janë pasoja të regjimit komunist.

‘Jemi vendi me mesataren më të ulët për të ardhura sepse regjimi komunist në vendin tonë ka ndikuar shumë keq. Deri në vitin 2008 ne kishim rritje të theksuar por qe ndaloj në krizën e atij viti.

Por problematike se nga kriza e viti 2008 vendi ka mbetur në stanjacion, një dekadë të humbur që kemi mbetur në nivelet 31 %.

Shqipëria fiton vendet e para në Europe për sheshe dhe sokake ndërsa i njëjti çmim është edhe për varfërinë’, tha Tomorri në emisionin e mëngjesit në SYRI TV, ‘Kafe Shqeto’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco