Ahmetaj e Denaj: Me lekët që morëm borxh, do rrisim rrogat

Ahmetaj e Denaj: Me lekët që morëm borxh, do rrisim rrogat

14:56, 10/06/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmejtaj u shprehën se borxhi prej 650 milionë eurosh do të përdoret për të rritur rrogat.

Denaj tha se eurobondin 650 mln euro për 7 vite konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal.

‘Shqipëria emetoi me sukses eurobondin 650 mln euro për 7 vite, norma 3.625%. Kanë qenë 190 investitorë në tregjet ndërkombëtare që ofruan mbi 4 herë vlerën që ne kërkuam. Ne u asistuam nga dy konsulentë. Financimi do të përdoret për projektet prioritare. Edhe njëherë dua të vlerësoj se eksperienca e dy ditëve, të hënë dhe të martë, konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal’, tha Anila Denaj

Ndërsa ministri Ahmetaj tha se këto para do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve.

‘9 qershori ishte një rikonfirmim besimi ndaj ekonomisë shqiptare, ndaj vendit dhe autoriteteve.

Episodi i rëndësishëm ishte dje e filluam me 4.125 çmimin fillestar dhe të dyja herët që tentuam zbritjen për të shkuar në 3.625 nuk na u larguan investitorët, kjo tregon besim të palëkundur tek reformat dhe autoritetet. Këto do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve’, tha Arben Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari10/06/2020 20:23

HA HA HA FILLUAN GENJESHTRAT PO VJEN FUSHATA

Shto koment

Denonco