Bankat në Shqipëri 'ngrijnë' 2 mld euro deri në gusht, Teatri i ri - biznes i mirë

Bankat në Shqipëri 'ngrijnë' 2 mld euro deri në gusht, Teatri i ri - biznes i mirë

09:57, 10/06/2020
A+ Aa A-

2 mld euro është shuma që bankat e nivelit të dytë kanë konservuar në funksion të ekonomisë dhe stabilitetit financiar përgjatë periudhës së pandemisë. Kështu thotë në një intervistë për TvT Silvio Pedrazzi, kryetari i shoqatës së bankave në Shqipëri dhe drejtori ekzekutiv i bankës “Intensa San Paolo”.

"Siç e dini, shuma totale e kredive që janë nën skemën e shtyrjes së kredive në nivelin e Shqipërisë është më shumë se 2 Miliard euro, por çfarë është më interesante që nuk është theksuar ende nga askush dhe përfitoj nga rasti, është se impakti i parë është të ngrinim deri në Gusht këto 2 miliard euro, por çfarë është e rëndësishme të kuptojmë është që familjet dhe bizneset e korporatat mbajtën në xhepat e tyre gjatë kësaj periudhe këstet mujore që duhet të paguanin gjatë kësaj periudhe. Kjo shumë është llogaritur deri në 150 milionë euro", ka deklaruar ai.

Një instrument i dobishëm sipas Pedrazzit kanë qenë dy garancitë sovrane të dhëna nga qeveria. Nëse paketa e parë e destinuar për pagat u disbursua e gjitha, me ritme më të ngadalta po ecën garancia e dytë sovrane që kishte si synim të t’u ofronte kapital qarkullues bizneseve.

"Paketa e dytë siguron 60% të shumës së kredisë dhe në këtë rast qëllimi i kredisë është për kapitalin qarkullues dhe për të mbështetur aktivitetin e kompanisë gjatë kësaj periudhe. Për paketën e dytë jemi vetëm në fillim. Deri tani numri i aplikanteve ka qenë i limituar dhe gjithashtu për bankën është pak më e vështirë të analizojë çdo klient më vetë pasi në këtë rast banka ndërmerr një risk direkt", shtoi ai. 

Pedrazzi pranon se niveli i kredive të këqija nuk është shqetësues, megjithatë bankat nuk ndihen të sigurta në dhënien e kredive.

"Banka e Shqipërisë dhe të gjitha bankat në 5 vitet e fundit, mundëm të pastronim dhe të përmirësonim cilësinë e portofolit dhe tani portofoli i kredive gjeneron shumë me pak humbje dhe përfitueshmeria e portofolit është tani në nivele normale. “Fale zotit”, kjo ishte çeshtja kryesore në lidhje me kreditë e keqija. Pra kemi më shumë pikëpyetje se sa siguri. Po ju jap një shembull. A do të vazhdojnë turistët të udhëtojnë nëpër botë njësoj si më parë? Nuk besoj kështu. Pra aktiviteti turistik do të ndikohet. Ne duhet t’i ndihmojmë", shpjegon Pedrazzi. 

Sa i përket financimit të një teatri të ri, Pedrazzi thotë se bankat janë ta gatshme ta financojnë, duke e cilësuar një biznes të mirë për  to:

"Në këtë rast, për aq sa dimë, zotëruesi është një institucion publik, Bashkia e Tiranës. Pra është një biznes i mirë. Personalisht, nëse bashkia kontakton bankën time për të financuar një teatër të ri do të thoja Po pa asnjë problem siç mund të ishte për ndërtimin e një shkolle, ure ose çdo lloj tjetër infrastrukture. Duhet të jemi të drejtë teknikisht dhe profesionalisht. Bankat bëjnë biznes dhe ky është një biznes normal". 

Lidhur me praktikën e vendosjes së komisioneve të larta deri dhe në 5% te vlerës, për kreditë që shlyhen para kohe, Pedrazzi, beson se institucionet duhet të sigurojnë liri në treg por brenda një kornize maksimale të caktuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco