Mbyllen 17 fasoneri dhe 2 call center

Mbyllen 17 fasoneri dhe 2 call center

16:46, 30/05/2020
A+ Aa A-

Që prej fillimit të pandemisë më 8 mars, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur 17 fasoneri për shkelje të protokolleve antiCovid. Në një intervistë për TV Klan, drejtorja e e inspektorit, Vjollca Braho tha se 672 fasoneritë që funksionojnë në vend, janë inspektuar nga dy deri në tre herë.

“Janë kryer 1427 inspektime në fasoneritë, ku gjithsej janë 672 fasoneri. Pra fasoneritë janë kontrolluar nga dy tre herë për të parë masat e përcaktuara në protokollin e kuq dhe janë vendosur 28 gjoba në fasoneritë për mosrealizimin e masave në protokollin e kuq dhe 17 masa për mbylljen e përkohshëm të aktivitetit të tyre”.

Shkelje të masave antiCovid janë vënë re edhe në call centre, të cilët në shumicën e rasteve funksionojnë në pallate të banuar. Dy call centre janë mbyllur brenda një jave në kryeqytet, një në zonën e Laprakës dhe një tjetër në zonën e Bllokut.

“Janë kryer 593 inspektime në call centre ku gjithsej në të gjithë Shqipërinë funksionojnë 125 të tilla, janë parë për realizmin e pikave të caktuara në protokollin e kuq. Në 3 raste janë vendosur gjoba, në 2 raste janë mbyllur”

Me hapjen e plazheve nga 1 Qershori, Task Forca e inspektorëve të ISHSH, AKU dhe Tatimeve do të vijojnë edhe përgjatë gjithë vijës bregdetare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco