Billa nuk ndal zgjerimin as në kohë krize

Billa nuk ndal zgjerimin as në kohë krize

14:34, 30/05/2020
A+ Aa A-

Kompania Billa, lider i tregut shqiptar për produktet e pllakave, parketeve, hidrosanitareve, mesa duket ka gjetur mënyrën më të mirë për të riaktivizuar këtë fushë të ekonomisë  duke e rinisur vrullshëm aktivitetin me hapjen e një showroom-i të ri në një zonë të Shqipërisë ku shumë pak do kishte besuar për investime të këtij niveli.

Klientët e Matit dhe të Dibrës më në fund duket se do të kenë akses në gamen e produkteve Billa në showroom-in e saj të ri në Burrel.

Viti i fundit mund të konsiderohet si një ndër më të suksesshmit pasi kjo kompani ka avancuar në tregun evropian me hapjen e showroom-eve Billa në Belgjikë dhe degës së distribucionit në Spanjë, të quajtur Villa Ceramica.

Gjithsesi ajo nuk harron rëndësinë e tregut shqiptar, i cili mbetet shtylla kurrizore e gjithë kompanive të këtij grupi. Ata synojnë të riaktivizojnë këtë derë për në tregun e Dibrës e të Maqedonisë, duke parë mundësi e oportunitet aty ku shumica shohin vështirësi.

Mbetet e pandryshueshme filozofia e tyre “shit shumë e fito pak” e motoja “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, dy aksioma këto që e kanë shndërruar këtë kompani nga një biznes i vogël familjar në vitin 2007, në një ndër korporatat e pakta në vend, e cila udhëheq tregun e pllakave, parketeve, hidrosanitareve,  mobiljeve jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë vendet e rajonit.

Hapja e showroom-it të ri në Burrel do të shoqërohet me një ofertë për 11 ditë në gjithë vendin, e cila nuk ka qëllim parësor përfitimin, por ripërtëritjen e forcës blerëse për klientët pas mbylljes së detyruar.

Në vijim të informacionit të marrë nga klientët nëpërmjet sistemit të tyre TNPS (Transactional Net Promoter Score) e studimit që vijon këtë analizë, kjo kompani hedh në treg një ofertë që përpiqet të realizojë përmbushjen e ëndrrës së çdo klienti për kompletim  e mobilimin të shtëpisë pavarësisht mundësisë financiare. Oferta do të jetë e vlefshme në çdo showroom Billa në gjithë vendin nga datat 27 maj deri në datën 6 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco