Shqiptarët 'harrojnë' frikën nga Koronavirusi/ Shqetësimi kryesor tani është ekonomia

Shqiptarët 'harrojnë' frikën nga Koronavirusi/ Shqetësimi kryesor tani është ekonomia

18:16, 26/05/2020
A+ Aa A-

Me zgjerimin e listës së bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin dhe me heqjen e “leje daljes” duket se shqiptarët pak nga pak po i kthehen normalitetit.

IDRA në vijim të anketave të realizuara përgjatë situatës së COVID-19, ka hedhur në platformën IDRApoll.com një anketë tjetër në lidhje me shqetësimin më të madh që shoqëron shqiptarët në këtë “jetë normale” të re.

998 panelistë të IDRApoll i janë përgjigjur pyetjes së ditës: “Pas masave lehtësuese të lëvizjes në lidhje me situatën COVID-19, a mund të na thoni se sa të shqetësuar jeni për: (i) shëndetin tuaj dhe (ii) situatën tuaj ekonomike?”

Nga përgjigjet e mbledhura vihet re se “frika për shëndetin” nga COVID-19 del në plan të dytë dhe shqetësimi përqendrohet tek situata ekonomike ku më shumë se gjysma e të anketuarëve (57 %) shprehen se janë “shumë të shqetësuar” ose “më së shumti të shqetësuar” për gjendjen e tyre ekonomike. Ndërkohë që gjysma e të anketuarëve (50%) deklaron se është “më së shumti jo të shqetësuar” ose “aspak të shqetësuar” për shëndetin gjatë kësaj periudhe.

Analiza e të dhënave në bazë gjinie, grup-moshe apo arsimi duket se jep rezultate të ngjashme apo me diferenca të parëndësishme.  Të vetmen diferencë e bëjnë të anketuarit e kategorisë me të “me të ardhura të ulëta”, të cilët duken se janë më të “alarmuar” si për situatën shëndetësore ashtu edhe për atë ekonomike.

Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-44 vjeç. /Monitor

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco