60 milionë njerëz do të zhyten në varfëri ekstreme për shkak të Covid-19

60 milionë njerëz do të zhyten në varfëri ekstreme për shkak të Covid-19

16:10, 20/05/2020
A+ Aa A-

Banka Botërore bëri të ditur në një deklaratë të martën se 60 milionë njerëz mund të bien në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë së coronavirusit, e cila mund të fshijë tre vjet progresi global.

Fakte kyç

• Më 2015, ishin 734 milion njerëz, baras me 10% të popullsisë botërore, që jetonin në varfëri ekstreme, e cila përkufizohet si e jetuara me më pak se 1.9 dollarë në ditë, sipas vlerësimeve më të fundit të BB.

• Pasi kishte vlerësuar më parë se 49 milionë njerëz mund të binin në varfëri ekstreme, BB vë në dukje edhe presionin mbi sistemin shëndetësor si dhe impaktin në sistemet ekonomikë të avancuar apo në zhvillim si faktorë për rritjen e shifrës.

• ‘Goditjet ekonomike e shëndetësore që pandemia e Covid-19 iu ka dhënë vendeve në zhvillim janë të ashpra’, tha Presidenti i BB, David Malpass, në një bisedë me median.

• Malpass tha se World Bank Group pret një ‘recesion të thellë’ me rënie 5% të ekonomisë botërore.

• BB po financon programe emergjence në 100 vende që kanë 70% të popullsisë së botës, pjesë e nismës për shpenzimin e 160 miliardë dollarëve në 15 muaj për të ndihmuar sistemet ekonomike e shëndetësore të atyre vendeve dhe për mbrojtjen sociale. 39 prej këtyre vendeve janë në Afrikën sub-sahariane, ndërsa një e treta janë në zona konflikti si Afganistani dhe Haiti.

Një vend ku tashmë rritja e varfërisë ekstreme është e dukshme është Brazili, vendi më i madh i Amerikës Latine. Sipas Reuters, mbi 13 milionë brazilianë konsiderohet se jetonin në varfëri ekstreme në fund të 2019.

Të martën, Brazili ia kaloi Britanisë për numrin e rasteve me coronavirus, duke pasur vetëm Rusinë (299,941) e SHBA (1,519,986) përpara. Janë raportuar edhe 17,509 vdekje. Presidenti Jair Bolsonaro në mënyrë të përsëritur e ka minimizuar virusin dhe ka qenë kundër masave të mbylljes.

Pandemia ka goditur rëndë vende në zhvillim dhe ekonomi të mëdha. Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit 14.7% në prill, me 20.5 milion vende pune të mbyllura. Ndryshe nga fqinjët, Suedia vendosi të anashkalonte masat e mbylljes për të ruajtur ekonominë, megjithatë vdekjet për kokë në shtatë ditët e fundit janë më të lartat në Evropë.

Aktualisht, në botë janë raportuar 4,867,515 raste të coronavirusit dhe 321,459 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco