Përfitimi i ndihmës financiare, Tatimet: Po shqyrtojmë çdo ankesë

Përfitimi i ndihmës financiare, Tatimet: Po shqyrtojmë çdo ankesë

08:15, 13/05/2020
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se procesi i aplikimeve për përfitim të ndihmës financiare është një nga prioritetet e saj, brenda një kohe sa më të shkurter, për çdo individ përfitues.

""E konsiderojmë shumë të rëndësishëm edhe trajtimin e ankesave të paraqitura nga individët dhe tatimpaguesit, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, i ndryshuar dhe VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar, - deklaruar Tatimet. -  Çdo ankesë e paraqitur është trajtuar me korrektesë maksimale dhe pas verifikimit të çdo rasti, evidentimit si përfitues i ndihmës financiare, sipas Paketës 1 ose 2, janë ndërmarrë veprimet e duhura për të ofruar mundësinë e plotësimit të Kërkesës për ndihmë financiare, nëpërmjet gjenerimit në sistem të Formularit përkatës.

Në rastet kur nga trajtimi i ankesës, ka rezultuar se nuk përbushen kriteret sipas VKM-ve të mësipërme, individit apo subjektit që e ka paraqitur atë i është kthyer përgjigje duke i shpjeguar edhe arsyet e refuzimit të kërkesës."

Në rastet kur tatimpaguesi ka plotësuar në mënyrë të pasaktë të dhënat e llogarisë bankare të punonjësve përfitues të ndihmës financiare, Tatimet theksuan se është ofruar mundësia e korrigjimit të tyre nga vetë tatimpaguesit. Pas saktësimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk është i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por të vijohet menjëherë me procesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26.000 ose 40.000 lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco