Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Monedhat përkujtimore në kalendarin e Bankës së Shqipërisë

Monedhat përkujtimore në kalendarin e Bankës së Shqipërisë

09:15, 02/05/2020
A+ Aa A-
Gjatë historisë së emetimit të monedhave e kartëmonedhave si mjete pagese, në sipërfaqen e tyre janë vendosur figura emblematike përfaqësuese të një shteti apo kombi. Të tilla janë edhe monumentet apo urat, kështjellat, kalatë apo sitet arkeologjike, të cilat nga njëra anë synojnë ta bëjnë atë sa më familjare për vendasit, ndërsa nga ana tjetër shërbejnë për të promovuar vendin dhe vlerat e tij tek përdoruesit e huaj.

Pikërisht këtyre monumenteve historiko-kulturore që e kanë shënjuar në mënyrë të përhershme peizazhin e qyteteve tona, duke u bërë pjesë integrale e tyre, u është dhënë vendi i merituar edhe në kartëmonedhat dhe monedhat tona kombëtare.

Kalendari 2020 sjell një ndërthurje të tyre, duke ju ftuar në një rrugëtim përmes Shqipërisë, për të vizituar së bashku qytetet e pasqyruara në monedhat dhe kartëmonedhat Lek.

Faqja e kalendarit të Bankës së Shqipërisë dedikuar muajit maj, paraqet kalanë e qytetit-port të Durrësit, Torra, pasqyruar në monedhën përkujtimore 100 Lekë, emetuar në vitin 1987, në metal ar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco