Tatimet: Rihapen sot aplikimet për Paketën 1 të ndihmës financiare, mbyllen më 5 maj

Tatimet: Rihapen sot aplikimet për Paketën 1 të ndihmës financiare, mbyllen më 5 maj

07:37, 30/04/2020

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës Nr.1 “VKM Nr.254 datë 27.03.2020”, që aplikimet do të rihapen.nga datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.

Tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës Nr. 1, do të njoftohen nëpërmejt llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Administrata tatimore tha se mbetej e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.

Udhezimi mbi mënyrën e aplikimit për të përfituar ndihmën financiare sipas VKM 254, datë 27.03.2020.

Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë,  ndihmës ekonomike  e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, subjektet tatipampagues të cilët do të aplikojnë për përfitim të ndihmës financiare, duhet që:

Për vitin 2019 të kenë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

Të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim,
Duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin ose tatimin mbi fitimin

Për të dorëzuar formularin “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare”, çdo tatimpagues që plotëson kriteret e mësipërme, duhet të aplikojë nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik, në e-filing, duke filluar nga data 1 Prill e në vijim.

Udhëzuesi praktik mbi mënyrën e aplikimit dhe plotësimit të këtij Formulari  sqaron hapat që duhet të ndiqen për plotësimin në mënyrë korrekte të tij.

Individet, me status i vetëpunësuar, përfitues sipas VKM-së Nr.254, date 27. 03.2020, në plotësimin e Formularit për përfitimin e ndihmës financiare, nëse nuk disponojnë një llogari personale, mund të përdorin të dhënat e llogarisë bankare të hapur për qellim të biznesit. Nëse nuk e disponojnë një llogari biznesi, do të duhet të paraqiten pranë një prej bankave të niveli të dytë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare personale apo biznesi.

Individët përfitues (punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; të punësuarit në personat fizikë tregtarë; të punësuarit në personat juridikë), të cilët nuk disponojnë një llogari bankare aktive, duhet të paraqiten pranë një prej bankave të nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, për të bërë të mundur hapjen e një llogarie bankare.

Kujdes: Të dhënat e llogarisë bankare, bëjnë pjesë në të dhënat e detyrueshme për t’u plotësuar në Formularin e përfitimit të ndihmës financiare

Ato duhet të disponohen nga individët përfitues dhe duhet t’i vihen në dispozicion subjektit, përpara kryerjes së aplikimit elektronikisht në llogarinë e deklarimit elektronik.

Subjektet me status i vetëpunësur, të cilët mund të jenë nën masa të mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore (bllokim llogarie bankare), duhet të hapin një llogari personale bankare, (e cila nuk mund të përdoret për qëllime te tjera), për të bërë të mundur përfitimin e ndihmës financiare.

Subjektet që do të plotësojnë kërkesën, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku IBAN i llogarisë bankare është e dhënë shumë e rëndësishme.

Plotësimi i pasaktë i kësaj të dhëne, bllokon procesin e kalimit të pagesës nga Thesari, edhe për përfituesit e tjerë, pjesë e të njëjtit Formular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco