Rriten shpenzimet/ Sa ka shkuar defiçiti buxhetor në mars nga kriza e Koronavirusit

Rriten shpenzimet/ Sa ka shkuar defiçiti buxhetor në mars nga kriza e Koronavirusit

16:17, 16/04/2020
A+ Aa A-

Kriza që ka krijuar pandemia Covid në gjatë gjysmës së dytë të muajit  mars nuk ka ushtruar presion mbi rritjen e shpenzimeve buxhetore, pasi pagesat për paketën e parë të ndihmës kanë nisur në fillim të prillit.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave në muajin mars 2020 shpenzimet buxhetore ishin 5 për qind më të larta se në marsin e vitit 2019, ose 1,6 miliardë lekë (13,4 mln euro) më shumë.

Për shkak të dobësive në të ardhura, deficiti buxhetor është zgjeruar me shpejtësi në muajin mars. Hendeku ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ishte -5,9 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 153 për qind në krahasim me marsin  e vitit 2019.

Rritja e shpenzimeve në muajin mars u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat u rriten me 135 për qind në raport me marsin e vitit të kaluar. Fondi i shpenzuar për investime kapitale arriti në 8,1 miliardë lekë nga vetëm 3.4 miliardë lekë të shpenzuara në marsin e vitit 2018. Shpenzimet kapitale u përshpejtuan në mars të 2020 pas dobësive të theksuara që ky zë pati në dy muajt e parë ku u alokuan gjithsej 3,1 miliardë lekë.

Të gjitha zërat e tjerë të shpenzimeve kanë qenë më rënie. Rënien me të madhe në vlerë e kanë shënuar shpenzimet për personelin me 2,9 miliardë lekë më pak, ose 9 % më të ulëta se në vitin 2019. Ulja e shpenzimeve në këtë zë u nxit nga masat e qeverisë për përgjysmim e pagave të larta në pozicione drejtuese të administratës. Kjo masë çoi në uljen e shpenzimeve korente me 5 për qind ose 1,6 miliardë lekë.

Shpenzimet për interesat e borxhit shënuan ecuri pozitive, pasi në mars 2020 ishin 9% më të ulta se marsi 2019.

Shpenzimet operative gjithashtu ishin 6 për qind më të ulëta se një e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjatë marsit janë ulur edhe shpenzimet buxhetore për sigurime shoqërore dhe shëndetësore me 1,7 miliardë lekë ose 12 për qind më të ulëta se në marsin e vitit 2019.

Shpenzimet për buxhetin vendor shënuar gjithashtu ulje me 17 për qind, teksa shpezimet socuiale që lidhen em pagesat e papunëisë dhe ndihmën ekonomike pësuan rritje me 4 për qind.

Të ardhurat në mars ranë me 19%

Të dhënat e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019.

Burimi: Monitor.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco