Bie sërish çmimi i naftës, barazohet me benzinën

Bie sërish çmimi i naftës, barazohet me benzinën

16:16, 12/04/2020
A+ Aa A-

Çmimet e karburanteve kanë vazhduar rënien në tregun e brendshëm edhe gjatë kësaj jave. Vlera e një litri naftë është barazuar me atë të benzinës, ndërsa në harkun kohor të 10 ditëve ulja është mesatarisht me 5 lekë/litër.

Në fund të Marsit çmimi mesatar i një litri naftë ishte 164 lekë, ndërsa këtë javë pikat e karburantit të pakicës e shesin me 158 lekë, përcjell TV Klan.

Ulja ka ndodhur duke patur si shkak rënien e çmimit të gazrave dhe karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Një fuçi është shitur gjatë ditëve të fundit me çmimin e 20 dollarëve, duke shënuar vlerën më të ulët të një dekade.

Kërkesa globale për të konsumuar karburant është përgjysmuar që prej nisjes së marrjes së masave kundër përhapjes së Covid-19 dhe ndalimit të fluturimeve në shumë shtete.

Goditja e çmimit në bursa rrezikon ecurinë e eksporteve shqiptare të naftës bruto dhe pritet të ndikojë edhe në mbledhjen e të ardhurave nga taksat e karburantit në buxhetin e shtetit, për shkak se shitjet janë ulur me 70%.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco