‘Biznes Albania’ thirrje qeverisë: Të nxitet konsumimi i produkteve shqiptare

‘Biznes Albania’ thirrje qeverisë: Të nxitet konsumimi i produkteve shqiptare

10:46, 12/04/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur në vend është pezulluar thuajse puna në shumë sektorë, ‘Biznes Albania’ i bën thirrje qeverisë që të nxitet konsumimi i prodhimeve shqiptare.

Përmes një reagimi, ‘Biznes Albania’ thekson se ekonomia tashmë ndodhet në një moment të vështirë, ku sektorët më të goditur janë turizmi, prodhimi, shërbimet si dhe agrobiznesi.

Ndër të tjera ‘Biznes Albania’ thekson se blerjet e popullatës duhet të jenë tek prodhimi i vendit dhe duhet të konsumohen produkte shqiptare.

“Ekonomia është në momente të vështira për shkak të COVID. Më të goditura janë turizmi dhe prodhimi, shërbimet si dhe agrobiznesi. Popullata duhet të konsumojë produkte shqiptare”, thuhet në reagimin e ‘Biznes Albania’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco