Paraja metalike dhe lidhja me mbretin Midas, që kthente çdo gjë në ar

Paraja metalike dhe lidhja me mbretin Midas, që kthente çdo gjë në ar

10:28, 06/04/2020
A+ Aa A-
Mbreti Midas është një personazh mitologjik, i njohur për aftësinë e tij magjike të kthimit të çdo gjëje në ar.

Në këmbim të disa favoreve që i kishte bërë Dionisit, Perëndisë së Verës, Midasi i kërkoi këtij të fundit ta pajiste me aftësinë e kthimit në ar të çdo gjëje që prekte me dorë. Dionisi ia plotësoi dëshirën, por, ndryshe nga ç’priste, kjo jo vetëm nuk i solli gëzime, por i shkaktoi fatkeqësi dhe dëshpërim të madh. Çdo gjë që ai prekte, kthehej në flori, duke u privuar që nga ushqimi deri te përqafimi me bijën e tij të vetme.

I dëshpëruar, ai iu përgjërua Dionisit, që t’ia hiqte këtë aftësi. Dionisi pranoi me kusht që ai të lahej i tëri në ujin e lumit Paktulos, gjë të cilën ai e bëri përnjëherësh.

Kështu, Midasi iu rikthye jetës së mëparshme, ndërkohë që shtrati i lumit Paktolus u pasurua me sasi të mëdha ari dhe argjendi në formën e aliazhit natyror Elektrum, duke fuqizuar ekonominë e popullit të vet të Lidisë, si dhe duke kontribuar në shpikjen e prodhimit dhe qarkullimit të parasë në formën e monedhave metalike.

Dhe në fakt, në shek. VIII p.e.s thuhet se ka ekzistuar një mbret në atë rajon me emrin Midas, dhe studiuesit me analizat që kanë kryer kanë vërtetuar se në shtratin e lumit Patkolus ka pasur një aliazh natyror ari dhe argjendi me 55% ar, 42% argjend dhe 3% bakër e gjurmë plumbi.

Personazhi Midas dhe historia e grykësisë së tij kanë gjetur pasqyrim të pasur në letërsinë botërore, kinematografi, pikturë deri te lojërat e sotme Playstation, ku një nga lojtarët kryesorë është Midasi, i njohur për aftësinë e tij magjike të kthimit të çdo gjëje në ar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco