Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Zyrtare: Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë gjatë epidemisë, ja procedura

Zyrtare: Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë gjatë epidemisë, ja procedura

11:16, 03/04/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Financave Anila Denaj njoftoi sot se filluan aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19. "Ftojmë qytetarët dhe subjektet të përcjellin kërkesën për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës në adresë të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive.Procedurat e mëtejeshme dhe kriteret e aplikimit gjenden në linkun e mëposhtëm

https://bit.ly/2JzMv7B

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxjerr urdhërin, me anë të të cilit përcaktohet procedura dhe mënyra e përfitimit të pagesës së papunësisë se luftës, procedurën dhe mënyrën e operimit të shërbimeve të punësimit si pasojë e gjendjes së krijuar nga përhapja e epidemisë COVID-19. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron në urdhërin e saj, regjistrimin për përfitimin nga pagesa e papunësise dhe procedurën për rastet e përfituesve të ndihmës ekonomike, për individët që nuk mund të marrin vërtetimin  e papunësisë. 

Në bazë të këtij urdhëri, të gjitha shërbimet e punësimit do të ofrohen nëpërmjet komunikimit në distancë (nëpërmjet portalit e-albania, postës elektronike apo postës), për të lehtësuar komunikimin me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Punësmit dhe Aftësive (AKPA) dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve në kushtet e situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga epidemia COVID-19. Nëpërmjet urdhërit “Për mënyrën e procedimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe pagesës së papunësisë gjatë periudhës së gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19” përcaktohet se:

•                  Përjashtimisht, gjatë situatës së COVID 19, të gjithë punëkërkuesit e papunë që kanë qënë të rregjistruar deri në datën 10 Mars dhe që janë aktualisht përfitues të pagesës së papunësisë, nuk do të paraqiten në sportelet e zyrës së punësimit, por këto shërbime do t’i marrin online nga zyrat përkatëse.

•                  Përjashtimisht, gjatë situatës së COVID 19, qytetarët që duan të përfitojnë nga skema e pagesës së papunësisë dhe të cilët kanë ndërprerë marëdhëniet e punës pas datës 10 Mars, mund të aplikojnë pranë zyrave të Punës nëpërmjet komunikimit në distancë (nëpërmjet postës elektronike ose postë).

•                  Të drejtën për të aplikuar e kanë individët ose subjektet që kanë liruar punonjësit nga pozicioni i punës, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e dokumentacionit e procedurave.

•                  Në rast se aplikuesi është subjekt, ai duhet të paraqesë pranë zyrës përkatëse të punësimit listën e personave që rezultojnë të papunë për shkak të situatës së COVID 19, duke marrë një autorizimin (për përdorimin e të dhënave) për secilin prej tyre si më poshtë: Emër dhe mbiemër; numër kontakti për çdo person; ID –nr personal për cdo punonjës; datën e fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore; numrin e llogarisë të cdo punonjësi, bankën ku ka llogari bankare.

•                  Në rast se aplikuesi është individ, aplikimi bëhet në zyrat e punës për të përfituar pagesën e papunësisë dhe paraqiten dokumentat e mëposhtëm nëpërmjet postës elektronike: Emër, mbiemër; ID – nr personal; Numër kontakti; Emri i punëdhënësit, nr tel/email; datën e fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore; numrin e llogarisë të secilit dhe bankën ku ka llogari bankare.

Urdhëri i firmosur nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, përcakton gjithashtu se, përjashtimisht gjatë periudhës së gjendjes sw fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVOD-19, të gjithë personat që do të marrin vërtetim si punëkërkues të papunë apo që duhet të paraqiten pranë zyrave të punës çdo muaj, nuk do të paraqiten fizikisht në këto zyra. AKPA do të konfirmojë elektronikisht listat në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe përmes sistemeve të menaxhimit të informacionit do të merren konfirmimet në bashkëpunim me SHSSH. 

Urdhëri është hartuar në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, dt.24.03.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të Akteve Normative me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave, të VKM nr. 254, datë 27.03,2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri në 14 milion lekë, ndihmës ekonomike dhe të pagesës së të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVOD-19”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco