Ish-zv/drejtori i Tatimeve: Ja kush do jenë sektorët më të prekur nga kriza e Covid-19

Ish-zv/drejtori i Tatimeve: Ja kush do jenë sektorët më të prekur nga kriza e Covid-19

17:03, 01/04/2020
A+ Aa A-

Ish nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Flobens Dilaveri gjatë një interviste për Fax News, foli në lidhje me masat që janë ndërmarrë nga qeveria për të ndihmuar ekonominë, për shkak të krizës së krijuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Dilaveri tha se një nga masat për të lehtësuar bizneset nga qeveria do të ishte heqja e tatimit mbi të ardhurat nga paga si dhe ulja e një pjese të kontributit të sigurimeve shoqërore.

Dilaveri shtoi se dy bizneset më të prekura sipas tij do të jenë turizmi dhe kompanitë ajrore. Eksperti ekonomisë shtoi se është optimist se ekonomia do ta rimarrë veten, nëse pandemia do të zgjasë deri në fund të muajit prill.

Cilat mund të ishin masat e duhura?

Kjo është subjektive, pasi nuk jep dot një deficion të saktë, por do të thoja se lehtësitë fiskale, qoftë për punëdhënsit qoftë për punëmarrësit  do të ishin një avatazh i madh për të dyja palët, do të ndihmonin mbi të gjitha punëdhënist.

Në një farë mënyrë heqja e tatimit mbi të ardhurat nga paga, ulja e një pjese të kontributit të sigurimeve shoqërore, por qeveria nuk pranon që të hyjë në diskutime të tilla.

Akoma nuk kemi parë një plan të qartë të qeverisë, nuk e dimë si do të shkojnë ato miliona euro në funksion të biznesit. Çdo gjë na është dhë gradualisht dhe asgjë nuk na është dhënë e saktë. Dhe nuk gjykon dot mbi të gjithë tablonë e situatës.

A do ketë kosto për bizneset?

Kostot do të jenë, por askush nuk mund të gjykoje, se kjo do të varet nga kohëzgjatja e karantinës. Sa më shpejt të dalim nga kjo situatë aq më të pakta efekte. Ajo që do të preket mbi të gjitha do të jetë turizmi dhe kompanitë ajrore.

Çfarë këshille u jepni komunitetit të biznesit?

Përkushtim, përpjekje për të mos u larguar nga aktiviteti i përgjithshëm në çdo formë qoftë dhe online. Në çdo formë aktiviteti ekonomik të jetë prezent askush të mos i mbyllë dyert e biznesit në mënyrë të tërthortë. Që mos të ndodhën nesër në distancë me klientet e tyre.

Në një farë mënyrë ekonomia në momentin që erdhi kjo situatë nuk ishte as në krizë dhe as kolaps, jam optimist se shumë shpejt do ta marrim veten, nëse zgjat deri në fund të prillit pandemia. Me këto përpjekje që bën individualisht ekonomia në do të mbahemi, por jam optimist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco