Pasojat ekonomike nga COVID-19/ OKB kërkon 1,5 trilionë dollarë ndihmë për vendet në zhvillim

Pasojat ekonomike nga COVID-19/ OKB kërkon 1,5 trilionë dollarë ndihmë për vendet në zhvillim

22:10, 30/03/2020
A+ Aa A-

Për t’i ndihmuar vendet të përballen me pandeminë e COVID-19, ekonomistët e OKB-së kërkuan sot 1,5 trilionë dollarë për vendet në zhvillim dhe anulimin e borxhit të tyre në shumën prej 1 trilion dollarësh këtë vit.  

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) theksoi se pasojat ekonomike të lidhura me pandeminë e koronavirusit të ri janë gjithnjë e më të vështira të parashikohen, por është e qartë se gjërat do të përkeqësohen për ekonomitë në zhvillim.  

“Edhe nëse planet stimuluese masive që po zbatohen aktualisht parandalojnë një periudhë të gjatë depresioni, ato nuk do të parandalojnë një recesion në ekonominë botërore këtë vit”, thekson studimi studimi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco