Çfarë është Libor-i ose norma ndërbankare e Londrës?

Çfarë është Libor-i ose norma ndërbankare e Londrës?

11:24, 26/03/2020
A+ Aa A-

Çfarë është Libor-i ose norma ndërbankare e Londrës?

Bnaka e Shqipërisë sqaron se LIBOR (London InterBank Offered Rate) është norma mesatare e interesit ndërbankar me të cilën bankat më të mëdha në tregun e parave në Londër janë të gatshme t'i japin kredi njëra-tjetrës.

Ajo shërben si një normë interesi referencë për kreditimin afatshkurtër në tregun ndërbankar global. LIBOR vjen në 7 maturime (nga njëditore deri në 12 muaj) dhe në 5 monedha të ndryshme (dollar amerikan, euro, paund britanik, jen japonez dhe franga zvicerane).

Normat zyrtare të interesit LIBOR shpallen një herë në ditë rreth orës 11:45 në mëngjes.

Kombinimi i pesë monedhave dhe shtatë maturimeve çon në gjithsej 35 norma të ndryshme LIBOR të llogaritura dhe raportuara çdo ditë pune. Norma e kuotuar më shpesh është norma e tremujore e dollarit amerikan, të cilës i referohemi si norma LIBOR.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco