Qeveria do të paguajë rrogat e 60 mijë të punësuarve në biznes të vogël, familjet me ndihmë ekonomike...

Qeveria do të paguajë rrogat e 60 mijë të punësuarve në biznes të vogël, familjet me ndihmë ekonomike...

17:14, 24/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ketë ndihma financiare mujore për biznesin e vogël dhe familjet me ndihmë ekonomikë gjatë periudhës së karantinës, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama tha se do të paguajë dyfishin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, për punonjësit e tij, pasi sipas zakonit, ka të vetëpunësuar që nuk deklarojnë rrogë.

“Disbursimi për mbështetjen financiare mujore për periudhën e luftës. Të punësuar apo të vetëpunësuar në një biznes të vogël, familje me ndihmë ekonomike dhe të papunë apo të rimbursuar nga shteti.

Paga e deklaruar në shtet nga biznesi i vogël është ajo e kryefamiljarit dhe ajo është një pagë minimale që deklarohet nga ai vetë në bazë të regjistrit të pagave të deklaruara që është 710 milionë paga të deklarua kaq do të shpërndajmë dhe ne. Por ka një shprehje te bukur populli që thotë se i takon me ligj dhe me zakon, por kryefamiljari e deklaron bashkëshorten pa pagë.

Nuk mund të mjaftohemi me aritmetikën e numrit të vetë punësuarit ne do të shkojmë përtej këtij numri. Po ajo që ne mund të bëjmë për to ne do i japim dhe gruas se atij kryefamiljari pagën minimale të luftës dhe shumë 710 milion lekë të reja e pagave të deklaruara do të bëhet 1.57 miliardë do të dyfishohet kjo shumë në mënyrë që të vijmë në ndihmë të të gjithëve që tashmë e kanë mbyllur. Po kështu shuma që shteti shqiptar në kohë paqeje paguan për ndihmën ekonomike është 340 mln lekë të reja në muaj pr ne e dimë se ato familje në nevojë gjatë kohës së paqes bën dhe një punë në të zezë, prandaj që të jemi në rregull me ligjin dhe zakonin ne do të shpërndajmë për këto familje dyfishin e shumës që ne shpërndajmë në kushte paqeje.

Kështu e do zakoni i një familje për një hall që i ka rënë në kokë familjes së madhe shqiptare, gjithashtu dyfish do të bëjmë dhe pagesën për të papunës. Motoja ti nuk do të jesh kurrë vetëm nuk është vetëm një slogan por është vija e profilit që unë drejtoj. Sot unë nuk dua që ai që është një hall brenda hallit që ka rënë të mos ndihet vetëm dhe të jemi pranë të gjithë atyre që janë”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri deklaroi gjithashtu që 70 mijë familjet në skemën e ndihmës ekonomike, të cilat aktualisht përfitojnë së bashku 340 milionë lekë në muaj, do të marrin për këtë muaj dyfish, me synimin për të kompensuar pjesërisht humbjet që këto familje kanë nga puna rastësore në sektorin informal të ekonomisë.

Sipas Reporter.al, kostoja e përgjithshme e këtyre dy shpenzimeve për buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 2.1 miliardë lekë ose 18 milionë euro. Kjo shifër është e barabartë me më pak se 0.4% të të ardhurave buxhetore vjetore të qeverisë shqiptare, ose sa 0.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ndone andoni jam60 25/03/2020 14:15

Vjece

Shqiptari24/03/2020 18:14

MASHTRIMI ME I MADH QE PO I BEHET KETIJ POPULLI NGA QEVERIA QELBESIRE E RILINDJES! U THA QE PO U SHPERNDAHET USHQIME 2000 FAMILJEVE NE DITE! MASHTRIM! LE TE LE PUBLIKOJNE EMRAT E FAMILJEVE QE KANE MARRE NDIHMA! TANI PO THONE DO TE PAGUAJNE RROGAT E 60 MIJE PUNETOREVE TE BIZNESIT TE VOGEL! LE TI PUBLIKOJNE EMRAT E SUBJEKETEVE TE BIZNESEVE TE VOGLA DHE NUMRIN E TE PUNESUARVE NE SECILIN BIZNES QE DO TE PAGUHEN NGA QEVERIA! BOLL ME MASHTRIME! MUAJI PRILL DO TE NXJERRE NE SHESH MASHTRIMET E SATRAPIT TE SURRELIT DHE TE MINISTRIT TE TERMETIT, TE MINISTRIT TE VIRUSIT DHE MINISTRIT TE QAMETIT, AHMETIT! PO NUK DOLEN NE PUBLIK, NEPER GAZETA, NE TELEVIZIONE LISTAT E BIZNESEVE TE VOGLA QE PERFITOJNE NDIHME EKONOMIKE NGA KRYEMINISTRI I QAMETIT, CDO GJE ESHTE MASHTRIM, SI ME VIKTIMAT E TERMETIT!

Shto koment

Denonco