Çmime abuzive/ Autoriteti i Konkurrencës: Nisni faturat tek kjo adresë

Çmime abuzive/ Autoriteti i Konkurrencës: Nisni faturat tek kjo adresë

16:54, 14/03/2020
A+ Aa A-

Në kohë krizash, të parët që nisin të ‘qarkullojnë’ janë spekulantët e çmimeve.

E sigurisht që të tillë nuk mungojnë as në Shqipëri.

Qytetarët prej kohësh po denoncojnë në të gjitha kanalet e rrjeteve sociale fatura abuzive të produkteve, kryesisht farmaceutike.

Për të shmangur këtë, ka ndërhyrë sot Autoriteti i Konkurrencës, i cili këshillon të gjithë konsumatorët të nisin faturat në adresën zyrtare competition@caa.gov.al faturat ose prova të tjera.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve dhe të subjekteve nëpërmjet denoncimit të rasteve të vendosjes së çmimeve abuzive ndaj produkteve farmaceutike dhe parafarmaceutike si ilaçe, suplemente, xhel dezinfektues dhe maska mbrojtëse.

Konkurrenca i bën thirrje qytetarëve se nëse disponojnë fatura ose prova të tjera janë të dërgojnë në adresën zyrtare competition@caa.gov.al faturat ose prova të tjera.

Gjithashtu për shkak të COVID-19 Autoriteti i Konkurrencës njofton se mbledhjet e Komisionit të Konkurrencës dhe seancat dëgjimore të planifikuara gjatë periudhës 17 mars-31 mars do të shtyhen për në muajin prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco