Koronavirusi rrit në kuota rekord,  vlerën e arit!

Koronavirusi rrit në kuota rekord, vlerën e arit!

12:24, 24/02/2020
A+ Aa A-

Në dallgën e koronavirusit ari duket tashmë se është lëshuar në kuotën e 1.700 dollarëve për onc. Vrapi drejt rezervave është rimarrë sëbashku me alarmin për atë që druhet se mund të kthehet në pandemi. Dhe kuotimet e metalit të çmuar, me një rritje më shumë se 2 %, janë shtyrë deri në 1678 dollarë, një rekord që prej shkurtit të vitit 2013.

Ikja nga rreziku dhe frika në rritje për ekonominë në fakt po godet lëndët e tjera të para dhe në veçanti naftën, pas një periudhë te gjatë rikuperimi. Brent ka humbur 3 % dhe është nën 57 dollarë për fuçi. ËTI vlen më pak se 52 dollarë.

Edhe shitja e bakrit (në rënie me 1 % në Londër, pak sipër 5700 dollarëve për tonelatë) dhe thuajse të gjitha metalet e tjera industriale.

Alarmi i virusit është rindezur në fundjavë me përhapjen e shpejtë në Itali, që rrit rrezikun në të gjithë Eurozonën. Rastet ndër të tjera janë përqendruar në Veri të gadishullit, zonën ku është përqendruar aktiviteti prodhues i vendit dhe shqetësimi nuk është vetëm për situatën shëndetësore por edhe mbi ndikimet negative në ekonomi. Titujt e aksioneve bëhen më pak tërheqës në raste të tilla, ndërsa lëndët e para më të ndjeshme ndaj cikleve ekonomike, kthehen në vëmendjen e shitjeve. Paraja drejtohet në burime më të sigurta: mes tyre ari, dollari dhe titujt e shtetit amerikan. Ndërkohë pak kanë lëvizur Yeni dhe franga zvicerane, valuta që shpesh përdoren si rezerva./Scan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco