Serbia zbardh shifrën e ‘frikshme’: Ja sa miliona euro kemi humbur nga taksa e Kosovës

Serbia zbardh shifrën e ‘frikshme’: Ja sa miliona euro kemi humbur nga taksa e Kosovës

11:55, 19/02/2020

Serbia ka humbur rreth 461 milionë euro në vlerë të mallrave vetëm në 14 muaj, nga vendosja e taksës nga Kosova.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiç ka deklaruar se dëmet për Serbinë, nga vendosja e taksës nga Kosova, 14 muaj më parë, kanë arritur shifrën prej 461 milionë euro duke shtuar se në Kosovë në bazë ditore hyjnë mallra me 1 milion euro më pak vlerë.

Ljajiç për “RTS” ka thënë se pasojat se vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe e kanë shfrytëzuar shtete të tjera të rajonit që në Kosovë kanë plasuar mallin e tyre duke e shtuar prodhimin, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se do të jetë e vështirë nëse Prishtina heq taksën dhe vazhdon me disa masa të tjera, të ashtuquajtura si reciprocitet dhe që në fatura të shkruhet Republika e Kosovës sepse sipas tij do të ketë prodhues që nuk do të pranojnë ta nënshkruajnë si të tillë mallin e tyre dhe “vështirë se pikat tona kufitare do të lejojnë daljen e një malli të tillë nga Serbia”.

Ljajiç ka thënë se Serbia është e gatshme për heqjen e të gjitha barrierave dhe kërkon tregti të lirë duke lavdëruar marrëveshjet për trafikun hekurudhor dhe ajror por insistoi se rreth heqjes së taksës nuk është duke u shënuar përparim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ylli09/03/2020 14:20

Ramush je kampion plak

Shto koment

Denonco