Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Kjo nuk është për ironi/ Ja çfarë i ka bërë Rama biznesit në një vit

Kjo nuk është për ironi/ Ja çfarë i ka bërë Rama biznesit në një vit

11:08, 30/01/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama u bë subjekt memesh dhe ironie online kur deklaroi sot se ka marrë fund koha e krimit të organizuar në politikë dhe administratë. Ai i bëri komentet në Forumin Ekonomik të Tiranës.

Si mund të bëjë një deklaratë të tillë ai që zhduku kufinjtë mes shtetit dhe krimit, shtrohet pyetja online. Por pavarësisht ironive, situata është më dramatike se kaq. Rama deklaroi në këtë forum se do të nisë një sulm për të mbrojtur biznesin.

Nuk do e besoni, por brenda një viti, Shqipëria e Edi Ramës ka shënuar një rekord të frikshëm në raportin ‘Si të bësh biznes’ nga Banka Botërore. Përveçse Shqipëria është e fundit në Europë, renditet edhe ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti.

Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë.

Kjo është arsyeja se përse investimet e huaja nuk duken askund në vend. Se si mund të ‘shqyesh’ kaq shumë biznesin në një vit dhe më pas të premtosh se do e mbrosh, këtë vetëm Rama mund ta shpjegojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco