Pezullohet licenca e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’

Pezullohet licenca e kompanisë së fluturimeve ‘Fly Ernest’

13:46, 29/12/2019
A+ Aa A-

Aviacioni Civil në Itali ka pezulluar licencën e kompanisë ajrore “Fly Ernest”. Fax News raporton se kompanisë ajrore i është pezulluar licenca për shkak të vonesave të shumta Shqipëri-Itali.

Bëhet e ditur se vendimi për pezullimin do të hyjë në fuqi me datë 13 janar 2020.

“Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil informon se ka urdhëruar pezullimin e licencës së operimit për transportin e udhëtarëve dhe mallrave për kompaninë ajrore Ernest S.p.A.

Ky pezullim do të hyjë në fuqi nga 13 janari 2020 me qëllimin e vetëm që të lejojë kompaninë ajrore që pasagjerët që tashmë posedojnë një dokument udhëtimi, të mund të udhëtojnë, ndërkohë që duhet të sigurojë informacionin e nevojshëm për përdoruesit për çdo fluturim të anuluar.

Sidoqoftë, nëse transportuesi siguron elementet e garancisë të kërkuara nga rregullat e komunitetit dhe këto elemente vlerësohen në mënyrë të favorshme nga organi, masa e pezullimit mund të revokohet.

ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë ajrore në mënyrë që të verifikojë miratimin e të gjitha nismave të mundshme për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve”, njofton AvionNews.it

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/12/2019 19:51

Nuk na prishet gjiza për Ernestin, tani kemi Air EER (Erogan Ed Rama) Albania. Së shpejti do kemi Air VER (Vuçiq Ed Rama) Jugosllavia. Bile do ndërrojmë edhe veshjet, (provat gjenerale i ka bo kryeministri). Do vishemi me çallma si Turqit dhe me shallvare si knjaz Nikolla.

Daj Jaku29/12/2019 15:50

Shto koment

Denonco