Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

12:20, 19/12/2019
A+ Aa A-

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës fillon në 31 maj të vitit të ardhshëm. Në një ceremoni të dedikuar ministrat e kabinetit qeveritar njoftuan hapjen e garës ndërkombëtare për këtë projekt që duket se do të jetë një koncesion i formës BOT(Build-Operate, Transfer(Ndërto, Opero-Transfero) me një afat 35 vjeçar.

Në prezantimin e saj Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se këtij procesi i është dhënë një vëmendje e veçantë. Sipas saj grupet e punës kanë pasur parasysh që të mos bëhen gabimet që janë bërë me kontratën e Aeroportit të Rinasit.

“Ne kemi dizejnuar një tender ndërkombëtar për një aeroport ndërkombëtar që garanton barazi. Ne planifikojmë që për herë të parë Shqipëria të kthehet në pikë aksesi për transoqeanike si Kadada, SHBA kudo që distancat janë të mbulueshme duke krijuar akses të diasporës shqiptare.  

Ndërtimi dhe operimi për një periudhë 35 vjeçare. Termat dhe kushtet pas fazës së negocimit do të garantojnë që Vlora International Airport (VIA) do të jetë një aeroport që do të ketë impakt direkt në ekonomi” tha Balluku. Sipas saj kompanitë do të duhet të paraqesin ofertat brenda datës 12 mars 2020," tha Balluku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco