Tërmeti ndryshon 'marketingun', ja si reklamohen shitjet e apartamenteve

Tërmeti ndryshon 'marketingun', ja si reklamohen shitjet e apartamenteve

20:32, 16/12/2019
A+ Aa A-

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi qindra banesa dhe la të vdekur 51 persona, por përtej tragjedisë duket se ka ndryshuar dhe mënyrat e ‘marketimit’ të shtëpive që nxirren në shitje.

I tillë është edhe rasti i mëposhtëm, i cili po bën xhiron e rrjetit.

Pronari i tij, në njoftimin e shitjes, thekson se apartamenti nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga lëkundjet e tokës.

Image

Kujtojmë se përtej traumës psikike që ka shkaktuar tërmeti, edhe tregu imobiliar ka pësuar ‘lëvizje’ të dukshme, posaçërisht në Tiranë ku për shembull çmimi i banesave me qira ka njohur rritje për shkak të kërkesës së shtuar të qytetarëve.

Por përveç rasteve kur qytetarët reklamojnë apartamentet e tyre të padëmtuara, ka edhe raste ku për shkak të dëmtimeve qytetarët bëjnë ulje.

I tillë është edhe rasti i mëposhtëm, ku një qytetar nga 65 mijë euro e shet apartamentin e tij për 55 mijë euro.

Kujtomë se tërmeti i fortë i 26 nëntorit shkaktoi tragjedinë më të madhe në vend në dekadat e fundit, ku 51 persona mbetën të vdekur, mbi 900 të plagosur ndërsa mijëra banesa janë shembur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco