Tërmeti bllokon lejet e ndërtimit në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

Tërmeti bllokon lejet e ndërtimit në Tiranë, Durrës dhe Lezhë

16:55, 10/12/2019
A+ Aa A-

Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka njoftuar aplikantët se dhënia e lejeve të reja të ndërtimit është e bllokuar pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës.

‘Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar pezullimi i aplikimit për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë’, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga AZHT. 

Ndërkohë, kjo Agjenci është duke punuar edhe për pezullimin e afateve të lejeve që ishin në proces miratimi që prej datës 26 nëntor.

AZHT-ja bën të ditur gjithashtu se për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm ‘Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi (rastet e emergjencave civile), shkruan Shqiptarja.com.

Njoftimi u është shpërndarë bashkive që janë në këto tre qarqe: Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz dhe Kurbin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco